17:01 | 25/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Bota

Hezbollahu sulmon një bazë izraelite në ditën më të shenjtë në kalendarin hebre

11:14 | 12/10/2024
në Bota, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Hezbollahu sulmon një bazë izraelite në ditën më të shenjtë në kalendarin hebre

Hezbollahu ka thënë të shtunën se ka nisur raketa drejt një baze ushtarake izraelite në jug të Haifas, teksa izraelitët po festojnë Jom Kipurin, festën më të rëndësishme në kalendarin hebre, kur hebrenjtë agjërojnë dhe luten. Grupi militant që mbështetet nga Irani, ka thënë në një deklaratë se forcat e tij kanë shënjestruar “fabrikë të eksplozivëve”.

Izraeli nuk i ka komentuar pretendimet e Hezbollahut, teksa sa shkojnë dhe rriten kritikat diplomatike kundrejt Izraelit lidhur me një sulm të dytë në zonën e paqeruajtësve të Kombeve të Bashkuara në  më 11 tetor. Ushtria izraelite ka thënë se ka goditur një kërcënim për të, rreth 50 metra larg pozicionit të OKB-së.Më 10 tetor janë lënduar dy ushtarë indonezianë, të angazhuar të kuadër të misionit të OKB-së, si pasojë e një sulmi tjetër izraelit në një kullë vëzhgimi në qytezën libaneze, Nakuora.

Incidentet janë dënuar ashpër nga Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, dhe aleatët perëndimorë të Izraelit, duke detyruar ushtrinë izraelite të zotohet për kryerje të një “hetimi të thuktë”. Sulmet izraelite në jug të Libanit, kundër Hezbollaut, grupit të shpallur terrorist nga Shtetet Bashkuara, kanë rritur shqetësimet për një luftë të madhe rajonale.

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka thënë më 11 tetor se Uashingtoni është duke punuar në parandalim të një lufte të madhe në Lindje të Mesme, dhe i ka bërë thirrje Izraelit të mbrojë civilët, pasi 11 njerëz janë vrarë, si pasojë e dy sulmeve në dy ndërtesa në qendër të Bejrutit.

Televizioni Al-Manar i Hezbollahut ka thënë pas sulmeve se tentimet për të vrarë Wafiq Safanin, një zyrtar të lartë të sigurisë së grupit, kanë dështuar. Në raportime është thënë se Safa nuk ka qenë në asnjërën prej ndërtesave të shënjestruara. Safa udhëheq një departament përgjegjës për të punuar me agjencitë e sigurisë së Libanit, kanë thënë burimet.

Pas

Kumbaro: 9.7 milionë vizitorë të huaj deri në shtator, gati strategjia e Shqipërisë Turistike 2030

Para

“Një sezon për t’u mbajtur mend”, Balluku flet me shifra: Së shpejti prezantojmë projektin për turizëm edhe në Bulqizë

Para
“Një sezon për t’u mbajtur mend”, Balluku flet me shifra: Së shpejti prezantojmë projektin për turizëm edhe në Bulqizë

“Një sezon për t’u mbajtur mend”, Balluku flet me shifra: Së shpejti prezantojmë projektin për turizëm edhe në Bulqizë

Discussion about this post

 



Të Fundit

MOSKE – Rosstat: Lufta në Ukrainë po rrënon ekonominë e vendit

Sulmet izraelite vrasin 20 njerëz në Gazë, përfshirë një gazetar

Rusia dhe Ukraina kompletojnë këmbimin më të madh të të burgosurve që nga fillimi i luftës

“Bujtina e Jufkave” në Dibër, Rama: Shembull frymëzues i zhvillimit rural

Izraeli nuk ndal sulmet në Gaza, 20 të vdekur, përfshirë një gazetar

Shqipëria U21/ Miqësoret ndaj Hungarisë dhe Turqisë, trajneri Bushi publikon listën e lojtarëve

Rusia dhe Ukraina vazhdojnë shkëmbimin e të burgosurve, qindra të liruar

Gjobat e policisë në Gjirokastër, Policia Rrugore “ndëshkon” 1209 shoferë në maj

Policia e Shtetit, plan masash për mbarëvajtjen e Turit të 82-të Çiklistik të Shqipërisë

Zëdhënësja e Metës: 11 maji, farsë politike! Të hetohet çdo rast i shkeljes së ligjit

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.