Sekretari amerikan i Mbrojtjes Lloyd Austin ka shprehur shqetësim për sulmet e Izraelit ndaj pozicioneve të Forcave të Përkohshme të OKB-së në Liban (UNIFIL) në Libanin jugor gjatë një bisede telefonike të shtunën me ministrin izraelit të Mbrojtjes Yoav Gallant, transmeton Anadolu.
Sulmet izraelite këtë javë plagosën të paktën pesë paqeruajtës të OKB-së dhe dy ushtarë libanezë.