09:36 | 08/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Politikë

Deputetja e PD, Çupi: Dënimi i deputetëve të opozitës nga regjimi komunist para 77 vitesh mbetet një kujtim i dhimbshëm

15:43 | 13/10/2024
në Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Deputetja e PD, Çupi: Dënimi i deputetëve të opozitës nga regjimi komunist para 77 vitesh mbetet një kujtim i dhimbshëm

Deputetja e PD, Dhurata Çupi ka rikujtuar dënimin e grupit të deputetëve nga regjimi komunist para 77 viteve, veprim që po e përsërit regjimin, shprehet Çupi.

Më tej Çupi ka theksuar se ajo ishte një ditë e trishtë dhe vendimtare për Shqipërinë e atëhershme, që edhe sot, pas 77 vitesh, mbetet një kujtim i dhimbshëm.

Postimi i Çupit:

Në respekt dhe në kujtim të atyre burrave të mençur, të atyre që guxuan të mendonin ndryshe në një kohë kur çdo mendim i lirë ndëshkohej ashpër. Një ditë e trishtë dhe vendimtare për Shqipërinë e atëhershme, që edhe sot, pas 77 vitesh, mbetet një kujtim i dhimbshëm.

Aktakuza:

“Rrëzimi me forcë i pushtetit popullor”!

“Për veprën e tradhtisë së lartë për rrëzimin e shtetit demokratik shqiptar…” dënohen: me vdekje, me pushkatim!

Kush ishin ata?

  • “Grupi i deputetëve”, opozita e parë dhe e vetme që lindi në Shqipërinë e sapoformuar komuniste;
  • Intelektualë dhe liberalë, të diplomuar në universitetet e Perëndimit;
  • Deputetë të Parlamentit shqiptar, disa prej tyre të propozuar si kandidatë të Frontit Demokratik;
  • Iniciatorë për të ndalur revanshin komunist dhe për të penguar miratimin e projektkushtetutës së parë komuniste;
  • Kundërshtarë të shtetit diktatorial të Enver Hoxhës.

Sigurimi i Shtetit e dinte mirë këtë dhe veproi shpejt, pa humbur kohë, duke i shtypur zërat e tyre të lirë me egërsi.

Ata ishin 40  mendje të hapura, emra të spikatur, zëra të kthjellët në mes të rrëmujës së kuqe që po mbulonte Shqipërinë. Pas një muaji gjyq, deri në momentet e fundit, ata mbajtën shpresën se ish-kolegët e tyre parlamentarë do t’u falnin jetën. Por, shpresë e kotë… Ashtu si vetëm komunistët dinë të bëjnë, lutjet e tyre u refuzuan me ashpërsi.

Ekzekutimi…

16 të ekzekutuar me vdekje, në një listë prej 40 të dënuarish! Në orët e para të mëngjesit të 10-12 tetorit 1947, skuadra e pushkatimit i çoi në zonën e Malit me Gropa, ku u ekzekutuan.

Kujtesë për mos harresë, a mund të mendosh dhe veprosh i lirë në demokraci? Jo në Shqipëri! As dje, as sot, dhe e nesërmja duket në muzg!

Pas

Tiranë/ ‘Shtëpia e barit’ në Selitë, burg për 3 nga 7 të arrestuarit! Gjykata liron me ‘arrest shtëpiak’ 3 punonjësit e OSHEE dhe të akuzuarin tjetër

Para

Aksident në Ersekë/ Humb drejtimin e mjetit dhe del nga rruga, përfundojnë në spital shoferi dhe pasagjerja

Para
Aksident në Ersekë/ Humb drejtimin e mjetit dhe del nga rruga, përfundojnë në spital shoferi dhe pasagjerja

Aksident në Ersekë/ Humb drejtimin e mjetit dhe del nga rruga, përfundojnë në spital shoferi dhe pasagjerja

Discussion about this post

 



Të Fundit

Trump: 35% Tarifë për Mallrat nga Serbia, 30% për Bosnje-Hercegovinën nga 1 Gushti

Forca operacionale arreston në Durrës 36-vjeçarin e kërkuar ndërkombëtarisht nga Italia

Fruthi shënon shpërthimin më të madh në SHBA që nga 1990: 1,277 raste deri më tani

Fier: Sot gjykata shqyrton kërkesën për lirim me kusht të Ervin Salianjit

Finalizohet operacioni “Wanted”: arrestohet 17-vjeçari i kërkuar për plagosje të rëndë

Veliaj kërkon liri nga burgu, gjykata e lartë vendos në dhomë këshillimi

Rama: Po përfundojmë punimet për korsi të reja në autostradën Tiranë–Durrës

Trump premton më shumë armë për Ukrainën: “Ata Po Goditen Rëndë”

Tragjedi në Teksas: mbi 100 të vdekur nga përmbytjet, mes viktimave dhe fëmijë

SHBA heq HTS-në nga lista e organizative terroriste pas rrëzimit të assadit

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.