18:31 | 23/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Projektligji i qeverisë për kërkimin shkencor, Meta nxjerr shkresën: Poshtëron botën akademike dhe shkencore në vend

11:27 | 14/10/2024
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Projektligji i qeverisë për kërkimin shkencor, Meta nxjerr shkresën: Poshtëron botën akademike dhe shkencore në vend

Presidenti i Partisë së Lirisë Ilir Meta deklaron se qeveria po poshtëron botën akademike dhe shkencore me projektligjin për kërkimin shkencor.

Meta ka publikuar shkresën e rektorit Artan Hoxha drejtuar Kuvendit dhe thotë se kjo shkresë tregon edhe fyerjen ndaj mendimeve të Konferencës të Rektorëve, mendimi i të cilëve kërkohet vetëm për formalitet.

“Për Partinë e Lirisë, Arsimi dhe investimi në Kapitalin Njerëzor, është një nga 5 Prioritetet tona madhore”, deklaron Meta.

POSTIMI I PLOTË

Sezonin e ri universitar Qeveria e nis me një “dhuratë poshtëruese” duke bërë gati një ligj që poshtëron botën akademike dhe shkencore në vend.
Në krye të shkencës do të jetë vetë ai që shkatërroi çdo institucion kërkimor dhe shkencor, që shkatërroi lirinë akademike dhe autonominë universitare, që bën fushata intimiduese ndaj pedagogëve që kërkojnë të drejtat e tyre, që e ka çuar nivelin e buxhetimit për Arsimin më pak se gjysma e vendeve fqinje, që e rriti analfabetizmin funksional dhe ka gati zero fonde për kërkimin shkencor.
Kjo shkresë tregon edhe fyerjen ndaj mendimeve të Konferencës të Rektorëve, mendimi i të cilëve kërkohet vetëm për formalitet.
Për Partinë e Lirisë, Arsimi dhe investimi në Kapitalin Njerëzor, është një nga 5 Prioritetet tona madhore.
Partia e Lirisë angazhohet në programin e saj konkret për dyfishimin e nivelit të buxhetimit për Arsimin dhe Inovacionin, për të kaluar mbi mesataren e vendeve të Bashkimit Europian dhe vendeve të rajonit.
Investimi në Arsim dhe Kërkim Shkencor do të jetë në nivelin 5% të PBB.
Mësuesia do të konsiderohet degë prioritare dhe do të shoqërohet me mbështetje financiare për studentët dhe mësuesit.
Do të trajtohen me investime prioritare degët e teknologjisë dhe informacionit.
Vetëm kështu përgatisim një fuqi të kualifikuar njerëzore për ta kthyer Shqipërinë në fuqi eksportuese.

Meta Fb
Etiketa: metaProjektligji i qeverisë
Pas

‘Kriza nuk është e jona, dhe as e parlamentit!’ Peleshi mbledh grupin PS e lë porositë: S’e ndalim aktivitetin parlamentar

Para

Rama krah Scholz dhe Von der Leyen, nisin punimet në samitin e Berlinit, publikohet fotoja e parë

Para
Rama krah Scholz dhe Von der Leyen, nisin punimet në samitin e Berlinit, publikohet fotoja e parë

Rama krah Scholz dhe Von der Leyen, nisin punimet në samitin e Berlinit, publikohet fotoja e parë

Discussion about this post

 



Të Fundit

SPAK i komunikoi akuzën, reagojnë avokatët e Veliajt: Arrestimi i paarsyeshëm, deri më sot prokuroria pa asnjë provë

Menaxhimi i plazheve, Rama publikon fotot: Çdo ditë në terren për të garantuar sezon të pastër turistik

Tragjike në Krujë, babai përplas aksidentalisht për vdekje vajzën 4-vjeçare

Digjet një makinë në autostradën Vlorë–Fier, shpëtojnë pasagjerët

Aksidentohet çifti i bashkëshortëve në Dibër, humb jetën gruaja

Ukraina dhe Izraeli bashkojnë forcat kundër Iranit, ministri i jashtëm ukrainas: Moska dhe Teherani përbëjnë rrezik për sigurinë globale

Përplasen dy makina në Dimal, lëndohen dy fëmijë 8 dhe 12 vjeç

Digjen 200 hektarë në Parkun e Lurës, kërkohet evakuimi i barinjve, staneve, bagëtisë e bletëve

U transportua tek spitali i Traumës në Tiranë, humb jetën gruaja që pësoi aksident në aksin Peshkopi-Luzni

Departamenti Amerikan i Shtetit hap një hetim për vizat e studentëve të huaj në Universitetin e Harvardit

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.