13:30 | 13/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Rajoni Kosova

Kurti në Samitin e Berlinit: Nga janari 2025, qytetarët e Bosnjës do lëvizin lirshëm në Kosovë

12:55 | 14/10/2024
në Kosova, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Kurti në Samitin e Berlinit: Nga janari 2025, qytetarët e Bosnjës do lëvizin lirshëm në Kosovë

Kryeministri Albin Kurti tha në samitin e Procesit të Berlinit se Kosova do ta lejojë njëanshëm lëvizjen e lirë për qytetarët e Bosnjë e Hercegovinës.

Kurti tha se Procesi i Berlinit për dhjetë vjet ka shënuar “progres domethënës”, por sipas tij “nevojiten më shumë veptime”.

“Një paradoks u paraqit në janar të këtij viti, kur shtetasit e Kosovës mund udhëtojnë pa vizë në BE, por ende u mungonte liria e lëvizjes në Bosnjë dhe Hercegovinë”, tha Kurti.

“Përderisa entiteti i Republikës Serbe refuzon ratifikimin e marrëveshjes së mobilitetit për lëvizjen e lirë me letërnjoftime, të cilën vendi im ishte i pari në rajon që e ratifikoi në parlament, unë kam vendosur t’i jap fund pritjes. Duke filluar nga janari i vitit të ardhshëm, Republika e Kosovës, do të lejojë në mënyrë të njëanshme lëvizjen e lirë me letërnjoftime të qytetarëve të Bosnjës dhe Hercegovinës”, shtoi ai.

Kurti foli për Tregun e Përbashkët Rajonal (CRM), për të cilin tha se “është një nga të arriturat më të mëdha të këtij procesi”, ndërsa përmendi CEFTA-n.

“Një momentum i ri është fituar pas kapërcimit të ngërçit brenda CEFTA-s. Tash mund të përparojmë me një ritëm të ndryshëm, me barazi në qendër dhe qytetarët si përfituesit e fundit”, tha ai.

Kurti tha se zbatimi i Agjendës së miratuar të Reformave në kuadër të Planit të Rritjes të BE-së “duhet të ndjekë qasjen e ‘garës për në majë’”.

Pas

Sulmet në Gaza dhe Liban, Spanja u kërkon vendeve të BE-së të pezullojnë marrëveshjen e tregtisë së lirë me Izraelin

Para

BE-ja dënon sulmet ndaj paqeruajtësve të OKB-së në Liban

Para
BE-ja dënon sulmet ndaj paqeruajtësve të OKB-së në Liban

BE-ja dënon sulmet ndaj paqeruajtësve të OKB-së në Liban

Discussion about this post

 



Të Fundit

Emri/ Në kërkim ndërkombëtar për ‘vjedhje me dhunë’, arrestohet 37-vjeçari nga Maqedonia e Veriut

A do të dalin partitë opozitare me një kandidat të përbashkët jopolitik në zgjedhjet për Bashkinë Tiranë? Ja si përgjigjet Berisha

Mali i Zi “përplaset” me Serbinë për Kosovën: Mbështetja jonë nuk ndryshon!

KAS pranon kërkesën e PD-së, do hapen kutitë e votimit të Gramshit dhe Peqinit

Reagon Luciano Boci: Rasti Beneti vulos zhvirgjërimin politik të SPAK-ut dhe kapjen e drejtësisë nga politika

Berisha: Altin Troplini, ushtar i botës së krimit – Mbajti në xhep për javë të tëra urdhër-arrestin ndërkombëtar për krerët e një karteli

Izraeli nuk ndalet, ofensivë të re sulmesh, raketat godasin aeroportin

Prej tetorit mbahet në burg, avokati i Ilir Metës kërkon zëvendësim të masës së sigurisë në GJKKO

Shkoi në një varrim 4 ditë më parë, por nuk u kthye më në banesë! Familja ngre alarmin për zhdukjen e 78-vjeçarit

Sulmi ndaj Iranit, reagon shefi i NATO-s: S’ka vend për panik! Nuk jemi në prag një lufte bërthamore globale!

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.