Një 15-vjeçar është vrarë me thikë në qytetin e Shkodrës mbrëmjen e sotme pas një konflikti me një person tjetër.
Raportohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, një shtetas ende i paidentifikuar ka goditur thikë 15-vjeçarin E. Gj.m i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal Shkodër.
Sakaq, shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje ku po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorit.