Një tjetër aksident ka ndodhur në aksin rrugor Lezhë-Shkodër, pranë kryqëzimit të Gjadrit. Në aksident janë përfshire dhe automjete. Për pasoje ka mbetur i plagosur 1 person, i cili është dërguar me urgjencë për ndihmë mjekësore në spital.
Ky është aksidenti i dytë që ndodh në të njëjtin vend gjatë ditës së sotme, me një bilanc tre persona të plagosur. Te të dyja rastet po vijojnë hetimet për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të këtyre aksidenteve.