Një automjet ka përplasur 2 të mitur me monopatinë, këtë mbrëmje në lagjen numër 17 në Durrës
Makina e drejtuar nga një 19-vjeçar ka përplasur një monopatinë, të cilën e drejtonin dy të mitur, ku njëri prej tyre është lënduar e janë dërguar në spital. Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në komisariat..
Njoftimi i policisë:
Durrës/Informacion paraprak. Rreth orës 20:40; në lagjen nr. 17/1, Durrës, një automjet me drejtues shtetasin E. B., 19 vjeç, është përplasur me një monopatinë me të cilën lëviznin dy të mitur 16-vjeçarë.
Si pasojë kanë mbetur të lënduar dy të mitur, të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve.
Drejtuesi i automjetit, shtetasi E. B, është shqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanat e aksidentit.