Izraeli dërgon trupa shtesë në veri të Gazës

Ushtria izraelite ka njoftuar të premten se ka dërguar një njësi tjetër të ushtrisë për të mbështetur forcat e saj që operojnë në kampin e refugjatëve, Jabalia.

Banorët thanë se tanket shkatërruan rrugë dhe shtëpi teksa futeshin më tej në territor.

Ata shtuan se ushtria izraelite po shkatërronte dhjetëra shtëpi në baza ditore. Sipas tyre, ushtria po vendos bomba në ndërtesa dhe po i shpërthen ato nga distanca.

Ushtria izraelite bëri të ditur se forcat e saj, të cilat kanë operuar në Jabalia për dy javët e fundit, vranë dhjetëra militantë në luftime duke çmontuar infrastrukturën ushtarake të Hamasit, raporton Reuters

Përshkallëzimi i operacionit izraelit në Jabalia erdhi një ditë pasi u raportua se ishte vrarë armiku numër një i Izraelit, Yahya Sinwar, shefi i Hamasit.

Ushtria izraelite pretendon se operacioni i saj në Jabalia synon të ndalojë luftëtarët e Hamasit që të rigrupohen për më shumë sulme.

Banorët thanë se forcat izraelite kishin izoluar në mënyrë efektive qytetet e largëta veriore të Gazës, Beit Hanoun, Jabalia dhe Beit Lahiya nga qyteti i Gazës, duke bllokuar lëvizjen me përjashtim të atyre familjeve që dëgjonin urdhrat e evakuimit dhe u larguan nga tre qytetet.

Para

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 



Të Fundit