Një grup prej 13 eurodeputetësh të Parlamentit Europian është njoftuar se do të vijnë në Shqipëri të martën e 29 Tetorit, mes tyre edhe Fredi Beleri (Fredis beleris), si pjesë e delegacionit të Stabilizim-Asocimit, mes Shqipërisë dhe BE-së.
Grupi (numri që do vijë ende i papërcaktuar, edhe pse lista ka 13 emra), do të zhvillojnë një takim me kryeministrin Edi Rama. Gazetarja e Report TV, Raziela Myslimaj, raporton se vetë Fredi Beleri konfirmoi se do të jetë i pranishëm në këtë takim të eurodeputetëve, që vijnë nga Strasburgu.
Anëtarët e Parlamentit Europian, anëtarë të komisionit BE-Shqipëri, do të zhvillojnë një vizitën në Tiranë, ku parashikohet takim edhe me kryetaren e Parlamentit, Elisa Spiropali.
Palët do kryejnë diskutime në komisionin e përbashkët BE-Shqipëri.
Beleri vjen si eurodeputet i zgjedhur për Greqinë këtë mesviti, pasi humbi mandatin e kryebashkiakut të Himarës, pas zgjedhjeve të fituara të 14 Majit 2023, sepse u arrestua dhe dënua me formë të prerë nga GJKKO me 2 vite burgim, për korrupsion në zgjedhje.
Mësohet se sapo anëtarët e Komisionit të mbërrijnë në Tiranë, Komisioni do të informohet nga ambasadori i Bashkimit Evropian, Silvio Gonzato, i cili po merr pjesë në bisedimet e anëtarësimit BE-Shqipëri. Takimi me Edi Ramën është parashikuar të zgjasë 45 minuta. Më pas do të ketë takime me përfaqësues të partive shqiptare dhe një drekë nga ambasadori e BE-së në Shqipëri.
Discussion about this post