Lë qelinë Mariela Berisha. Sot Gjykata e Tiranës vendosi arrest shtëpie për autoren kryesore të sulmit ndaj Klea Prengës, ndërsa detyrim paraqitje për Antonela Berishën.
Dy motrat u vetëdorëzuar në Policinë e Tiranës. Gjykata vendosi fillimisht “arrest me burg” për Mariela Berishën dhe “detyrim paraqitje” për Antonela Berishën. Kjo e fundit është paraqitur sot në gjykatë.
Kujtojmë se nga dhuna e ushtruar, modelja Klea Pranga ka pësuar dëme të konsiderueshme shëndetësore.