Gjykata e Shkallës së Parë të Tiranës ka mbajtur sot një seancë për rivlerësimin e masave të sigurisë, të dhanë për motrat Berisha, në lidhje me ngjarjen e ndodhur më datë 6 gusht 2024, ku u dhunua modelja Klea Prenga.
Në dëshminë e saj para togave të zeza, Mariela Berisha u shpreh se ngjarja nuk ishte diçka e planifikuar, por ka ardhur si pasojë e një viti të vështirë që po kalon nga ana psikologjike për gjithçka ka ndodhur mes bashkëshortit të saj dhe Prengës.
Me pas ajo ka kërkuar mëshirë nga gjykata në mënyrë që të kishte një masë sigurie më të lehtësuar, referuar edhe faktit që ka një fëmijë të mitur vetëm 2 vjeç që kërkon kujdesin e saj.
“Kërkoj falje për çfarë kam bërë. Nuk e kam dëshiruar, dhe nuk e kam kërkuar apo planifikuar një situatë të tillë dhe aq më pak një pasojë të tillë. Kam mbi një vit që po kaloj një moment dhe një situatë të vështirë psikologjike. Jam në një bashkëjetesë, dhe kam një fëmi 2 vjeç, i cili ka nevojë për mua dhe për praninë dhe kujdesin tim. Kërkoj mëshirë”, u shpreh ajo para gjykatës.