Kryeministrja italiane Giorgia Meloni ditën e sotme ka zhvilluar një takim zyrtar me kryeministrin e Libanit, Najib Mikati për tensionet në vend. Meloni shprehet pas takimit se Unifil duhet të mbetet i paanshëm, në koordinim me ushtrinë libaneze.
Ndërkohë Mikati tha se vendi i saj së bashku me partnerët e tjerë propozuan një armëpushim trejavor. Gjithashtu sipas Melonit, vdekja e Yahya Sinwar mund të ofrojë hapësirë për një epokë të re, diçka që pala izraelite duhet të përfitojë në një mënyrë pozitive.
“Unë i konsideroj të papranueshme sulmet kundër misionit UNIFL dhe të dyja palët duhet të garantojnë sigurinë e ushtarëve të OKB-së. Unë besoj se ky mision duhet të forcohet. Vetëm duke e forcuar do të mund të kthejmë faqen. Kryeministri i Libanit dhe presidenti i asamblesë kombëtare të vendit e pranuan propozimin, tani nevojitet një përpjekje shtesë nga pala izraelite,” tha Meloni.