Gjykata e Korçës ka vendosur masën “arrestit me burg” për 68-vjeçarin. Iqmet Skënderi u arrestuar tre ditë më parë për ngacmim seksual ndaj 11-vjeçares.
Prokuroria ka kërkuar masën e arrestit me burg, e cila u pranua nga gjykata. Ndërsa Skënderi nuk e ka pranuar që ka ngacmuar të miturën në fshatin Strelcë.