SPAK ka lëshuar urdhër-arreste dhe për dy persona të tjerë përveç Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit.
Sipas burimeve, SPAK kërkoi arrest me burg për Pirro Xhixhon (ish-kreu i AKEP, babai i deputetes së PL Erisa Xhixho) dhe Ema Çokun. Megjithatë GJKKO ka vendosur arrest shtëpie për Pirro Xhixhon dhe detyrim paraqitje për Ema Çokun.
Presidenti i Partisë së Lirisë Ilir Meta u arrestua sot pranë Kthesës së Kamzës teksa ishte duke u kthyer nga Kosova.