Grupi i armatosur libanez Hezbollah ka marrë përgjegjësinë për sulmin me dron që ndodhi javën e kaluar në rezidencën e pushimeve të kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu në Cezare në veri të Izraelit.
“Rezistenca Islamike merr përgjegjësinë për operacionin e Cezaresë dhe shënjestrimin e shtëpisë së Netanyahut”, tha kreu i zyrës së mediave të Hezbollahut, Mohammad Afif, në një konferencë shtypi të martën.
Një nga tre dronët e lëshuar nga Libani goditi rezidencën e Netanyahut të shtunën. Zëdhënësi i tij tha se kryeministri nuk ishte në afërsi në momentin e sulmit dhe nuk kishte viktima.
Afif tha se nëse në sulmin e mëparshëm Netanyahu nuk u lëndua, “ditët dhe netët e ardhshme dhe fushat e [betejës do ] janë mes nesh”.
Afif duket se ka lënë të kuptohet se Hezbollahu mund të kryejë përpjekje të ngjashme në të ardhmen.
Ai gjithashtu tha se nuk do të ketë negociata me Izraelin ndërsa luftimet vazhdojnë dhe pranoi se disa luftëtarë të Hezbollahut janë zënë rob nga ushtria izraelite.