Në përfundim të seancës, në një deklaratë për mediat, Kryemadhi nuk kurseu ironitë dhe akuzat për prokurorët e SPAK.
Vendimi është dhënë pas gati 5 orë seancë me tensione, ku e pranishme ishte dhe Monika Kryemadhi.
Kjo e fundit është lënë me masën “detyrim paraqitje”, ashtu si edhe Pirro Xhixho dhe Ema Çoku.
“Për zotin Xhixho detyrim paraqitje, se është i sëmurë. E gjitha është që të mos kandidojë Erisa Xhixho, Meta, unë. Nuk kishim asnjë pritshmëri, e vështirë është që të dalësh kundër prokurorisë, por të paktën nxorrëm ato që kishim për të thënë.
Çështja e CEZ-DIA ka nisur prej 6 vjet, e kanë bashkuar me akuzat e mija, dhe ishte shumë qesharake kur prokurori tha Monika Kryemadhi ka hequr mitrën në bashkëpunim me Ilir Metën. Ia sqarova prokurorisë dhe gjyqtarit të gjitha gjërat, dhe gjyqtari u shokua, por nuk e ndryshon vendimin e prokurorisë. Ilir Meta nuk është i rrezikshëm. Unë do kisha qejf detyrimin paraqitje një herë në javë, të takohemi këtu”, tha ajo.