Policia e Korçës zhvilloi një operacion anti-drogë pasditen e sotme, që çoi në zbulimin e një magazine në fshatin Voskop, ku magazinohej lëndë narkotike, e llojit kanabis.
Mes të arrestuarve janë edhe 3 gra, ndërkohë që priten të tjera arrestime.
Mësohet se gratë e arrestuara nuk janë nga Korça, ndërsa referuar burimeve policore magazina në periferi të fshatit Voskop, konsiderohet si një vend dytësor, ndërkohë që një grup hetimor po kryen veprimet proceduriale në një tjetër vend, që dyshohet se është kultivuar droga.
Ende nuk dihet sasia e drogës së gjetur në magazinë.
Referuar burimeve, lënda narkotike nuk është kultivuar në Korçë por është transportuar aty nga një tjetër vend, ndërsa policia ka nisur hetimet.
Mësohet se hetimet janë shtrirë në një tjetër qytet, nga ku dyshohet se është transportuar lënda narkotike, e cila magazinohej në Voskop.