00:17 | 06/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Te Fundit

Balla vizitë në shkollën e Gjuhës Shqipe në Philadelphia: Jeni shembull

11:00 | 25/10/2024
në Te Fundit, Te Gjitha
0
Balla vizitë në shkollën e Gjuhës Shqipe në Philadelphia: Jeni shembull

Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla, njëkohësisht edhe drejtuesi politik i Partisë Socialiste për Diasporën, gjatë vizitës së tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndaloi në Philadelphia ku u takua me përfaqësuesit e Shoqatës “Bijtë e Shqipes”, të cilët janë edhe themeluesit e Shkollës së Gjuhës Shqipe.

Kjo shoqatë është një ndër institucionet më të rëndësishme për komunitetin shqiptar të Philadelphia-s, e cila për dekada me radhë ka luajtur një rol thelbësor në ruajtjen dhe promovimin e gjuhës dhe kulturës shqiptare në mesin e diasporës.

Gjatë takimit, ministri Balla përgëzoi përpjekjet e anëtarëve të shoqatës dhe mësuesve të shkollës për përkushtimin e tyre në edukimin e brezave të rinj me gjuhën dhe traditat e paraardhësve të tyre.

“Ju jeni ndër të parët që e keni realizuar, keni marrë edhe modelin amerikan. Këtu më thanë se ju jeni të bashkuar dhe ky është një shembull, sepse siç thoshte Skënderbeu, bashkimi bën fuqinë”, u shpreh Balla gjatë takimit, duke nënvizuar rëndësinë e unitetit dhe solidaritetit mes shqiptarëve kudo që ndodhen.

Ndërsa përfaqësuesi i Shoqatës “Bijtë e Shqipes”, Dritan Matraku në fjalën e tij shprehu mirënjohjen për vizitën e ministrit Balla.

“U deshën 30 vite që një ministër shteti të vinte në shtëpinë tonë. Kjo është shtëpia jonë, është shtëpia juaj, është shtëpia e të gjithëve ne,” tha Matraku.

Shoqata Bijtë e Shqipes dhe Shkolla e Gjuhës Shqipe janë themeluar me synimin për të edukuar fëmijët e diasporës me gjuhën dhe kulturën shqiptare, duke i ndihmuar ata të ruajnë lidhjen me atdheun dhe të bëhen ambasadorë të vlerave shqiptare në Amerikë.

Në përfundim të vizitës, ministri Balla nënvizoi rëndësinë që ka diaspora për vendin tonë, duke theksuar se bashkëpunimi me komunitetet shqiptare në botë do të vijojë të mbetet prioritet për qeverinë shqiptare.

Etiketa: gjuha shqipePhiladelphiataulant balla
Pas

Vriten tre gazetarë në Libanin jugor, akuzohet Izraeli

Para

OSBE provokon Kuvendin Shqiptar? Pyetësori me tre opsione gjinore ngjall debate

Para
OSBE provokon Kuvendin Shqiptar? Pyetësori me tre opsione gjinore ngjall debate

OSBE provokon Kuvendin Shqiptar? Pyetësori me tre opsione gjinore ngjall debate

Discussion about this post

 



Të Fundit

Përplasjet Trump-Musk shkaktojnë “krizë” në shitjet e Tesla-s

Partneri tentoi ta vriste? Tragjedi në Itali, 48-vjeçarja bie nga kati i katërt në tentativë për t’i shpëtuar zjarrit në banesë! Dyshimet e policisë dhe sherri mes çiftit para ngjarjes

“Eloni u çmend”: Trump dhe Musk debatojnë publikisht

Kuvendi i Shqipërisë ratifikon marrëveshjen për bashkëpunim me Ukrainën

Objekti arkeologjik dëmtohet pas një serie tërmetesh në zonën vullkanike

Trump shpreh zhgënjimin ndaj Elon Musk: Kishim një marrëdhënie shumë të mire, nuk e di nëse do ta kemi më! Miliarderi: Pa mua s’do i kishe fituar zgjedhjet

Netanyahu konfirmon rekrutimin e klaneve palestineze për të luftuar ndaj Hamasit

Fluturime të vonuara ose të anuluara, BE ndryshon rregullat: Kompensim deri në 500 euro dhe praktika të thjeshtuara. S’ka më pritje të gjata në avion

Itali/ Trafikonte kokainë të fshehur në airbagun e makinës, arrestohet 35-vjeçari shqiptar me precedentë!

Zelensky: Rusët janë të sëmurë nga urrejtja dhe lufta, vetëm me forcë ndalen

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.