05:22 | 16/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Përfitoi 16.8 mln lekë nga DIA, nuk dha asnjë shërbim”, deputeti që kaloi nga LSI te PS në dosjen e SPAK, ja çfarë thuhet

11:27 | 25/10/2024
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Përfitoi 16.8 mln lekë nga DIA, nuk dha asnjë shërbim”, deputeti që kaloi nga LSI te PS në dosjen e SPAK, ja çfarë thuhet

Deputeti socialist i Shkodrës Agron Çela, dikur një prej njerëzve më të besuar të ish- Presidentit Ilir Meta ka përfituar para nga DIA e Kastriot Ismaliajt në një kohë kur shoqëria ku ai ishte aksioner nuk ka dhënë asnjë shërbim. Kjo e dhënë rezulton në dosjen e SPAK, ku konkretisht thuhet

“Në lidhje me shoqërinë BTT me ortak të vetëm shtetasin Shpëtim Shehu, e cila ka përfituar nga shoqëria DIA shumën prej 16.800.000 lekë hetimi ka provuar se kjo shumë ka pasur si përfitues fundor shoqërinë ‘Xhenis’ shpk, me ortak shtetasin Agron Çela i cili në vitin 2013 zgjidhet deputeti i Kuvendit të Republikës, si përfaqësues i Lëvizjes Socialiste për Integrim”.

Prokuroria e Posaçme argumenton më tej se hetimi ka provuar që përfitimi i këtyre parave është bërë pa ofruar nga shoqëria “Xhenis” apo BTT as edhe një shërbim apo mall të vetëm te shoqëria DIA. SPAK nuk sqaron nëse janë duke u zhvilluar hetime ndaj Agron Çelës po fakt është që deputeti që hyri në Kuvend nën siglën e LSI-së së Ilir Metës bëri shpejt divorc politik me këtë të fundit për motive që nuk u bënë kurrë publike.

Whatsapp Image 2024 10 25 At 11.06.55

Ilir Meta dyshohet nga SPAK se ka ndërmjetësuar njohjen dhe më pas lidhjen e kontratës mes kompanisë çeke CEZ dhe asaj DIA të Kastriot Ismailajt dhe në këmbim ka përfituar ryshfet. Ish-Presidenti është dërguar tashmë nën arrest nën dyshimet për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie. Për të njëjtat akuza dyshohet dhe ish-bashkëshortja e tij Monika Kryemadhi e cila po hetohet nën masën e sigurisë “Detyrimit për paraqitje”.

Etiketa: diapsSPAK
Pas

I premtoi vizë angleze kundrejt shumës 3 mijë euro, kapet mashtruesi

Para

Nis protesta e opozitës, policia rrit masat e sigurisë

Para
Protesta e PD para Bashkisë së Tiranës, Policia: Do të bllokohen disa segmente rrugore

Nis protesta e opozitës, policia rrit masat e sigurisë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Raporti vjetor i KLP, “gropa” në sistem, nga 341 prokurorë vetëm 220 në detyrë

Takimi mes ministrit të Jashtëm turk dhe atij rus, Fidan dhe Lavrov diskutuan për konfliktin mes Izraelit dhe Iranit

Zjarri shkrumbon 3 ha kullotë në Gjirokastër, rrezikohet një banesë

Konflikti i armatosur me Iranin, një tjetër kompani ajrore anulon fluturimet për në Izrael

IDF godet një avion iranian teksa po furnizohej me karburant në Mashhad

Rusia ia kthen Ukrainës trupat e edhe 1.200 të vrarëve, teksa luftimet vazhdojnë

Aksident në aksin Korçë-Kapshticë, përplasen dy makina, dyshohet për të plagosur

E rëndë në Dhërmi/ Goditet nga helika e skafit në plazhin e Gjipesë, plagoset turisti gjerman

Sulmet izraelite në Iran! Thellohet bilanci, shkon në 128 numri i të vdekurve dhe 900 i të plagosurve

“Unë arrita të ndaloj luftën Kosovë-Serbi dhe Indi-Pakistan”, Trump: Irani dhe Izraeli do të bëjnë marrëveshje, së shpejti do të kemi paqe!

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.