Autoritetet franceze kanë lëshuar një alarm portokalli, niveli i dytë më i lartë i kërcënimit mjedisor, për shkak të reshjeve të pandërprera dhe rrezikut të përmbytjeve në dy departamente në Francën jugore.
Meteo France, shërbimi kombëtar i motit, raportoi se alarmi portokalli do të mbetet në fuqi në departamentet Var dhe Gard deri ditën e sotme.Meteorologët kanë paralajmëruar se këto rajone mund të përjetojnë deri në 200 mm reshje.