04:43 | 20/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Audioregjistrimi i 21 janarit, SPAK dërgon në laborator kasetën! Do të bëhet ekspertimi për autenticitetin dhe identifikimi shkencërisht i zërave

11:29 | 26/10/2024
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Audioregjistrimi i 21 janarit, SPAK dërgon në laborator kasetën! Do të bëhet ekspertimi për autenticitetin dhe identifikimi shkencërisht i zërave

SPAK ka dërguar në laborator për ekspertim kasetën e dorëzuar pak javë më parë, e cila sipas familjareve të Aleks Nikës, njëri nga katër të vrarët në bulevard, tregon se vrasjet janë krim shtetëror dhe janë kryer me urdhër. Mësohet se audio regjistrimi është bërë nga një person që ka pasur akses në komunikimin e një kanali  të konsideruar të sigurt që përdorej nga  drejtues të lartë të Gardës,i cili ka  regjistruar komandat dhe urdhrat e dhëna. Regjistrimi është bërë me një diktofon ndërsa kaseta e dorëzuar në SPAK është origjinalja.

Menjëherë pas dorëzimit të saj, ajo është duke u ekspertuar fillimisht në laboratorin e SPAK, i cili do të përcaktojë edhe autenticitetin e saj, dhe më pas do të bëhet krahasimi i zërave që janë në audio për të përcaktuar edhe shkencërisht, personat të cilat ato i përkasin. Nëse kjo nuk mund të kryhet nga SPAK, do të kërkohet edhe ndihma e laboratorëve të tjerë të fuqishëm jashtë vendit.

Kaseta nuk u dorëzua në Prokurorinë e Tiranës, megjithëse u kërkua nga prokurorët e çështjes,  pasi familjarët e Aleks Nikës u shprehen se kjo prokurori nuk kishte burimet e mundshme njerëzore dhe logjistike, për ta bërë një gjë të tillë dhe dorëzimi, i saj u bë vetëm Prokurorinë e Posaçme, kur kjo e fundit mori në kompetencë dosjen pas një vendimi të  Gjykatës së Lartë .

Regjistrimi I komunikimeve  konsiderohet një prove e re për procesin, ndërsa ende nuk është mësuar se kush ka qenë personi që ka regjistruar urdhrat në këtë  kanal sekret, që përdorej nga një rreth i ngushtë personash.

Mësohet se regjistrimi është 34 minuta, ndërsa në 7 sekonda jepet urdhri për të qëlluar.

Pak ditë më parë në Prokurorinë e Posaçme, u pyet ish drejtori i Përgjithshëm i policisë së shtetit Hysni Burgaj dhe një ditë me pas dëshmoi edhe zëvendësi i tij Agron Kuliçaj. Të dy kanë dhënë sqarime në lidhje me urdhrat dhe veprimet e policisë, në 21 janar por edhe me mosekzekutimin për 18 ditë të urdhër arresteve të prokurorisë, për zinxhirin komandues të gardës. Në listën e personave që pritet të dëshmojnë në strukturën e posaçme  për 21 janarin përfshihen edhe drejtuesit me të lartë të shtetit si ish presidenti Bamir Topi  si dhe ish prokurorja e përgjithshme Ina Rama.

Etiketa: 21 janariSPAK
Pas

PD kërkon mbikëqyrje ndërkombëtare për ngarkesat e dyshimta me mbetje në Durrës

Para

Von Der Leyen vlerëson Osmanin: Po punon shumë për të ardhmen evropiane, zgjerimi do të mbetet prioritet i imi

Para
Von Der Leyen vlerëson Osmanin: Po punon shumë për të ardhmen evropiane, zgjerimi do të mbetet prioritet i imi

Von Der Leyen vlerëson Osmanin: Po punon shumë për të ardhmen evropiane, zgjerimi do të mbetet prioritet i imi

Discussion about this post

 



Të Fundit

Kultivonte 150 fidanë kanabis/ Në pranga 1 shtetas në Librazhd

Goditet sërish zinxhiri drejtues në Teheran, mediat: Izraeli ka eliminuar shefin e ri të Shtabit të Përgjithshëm të Iranit

Sulm në bazën e të dhënave/ Vidhen 16 miliardë fjalëkalime të Apple, Facebook dhe Google

Frika nga vendimi, Haxhiu: Kushtetuesja është vonuar shumë, po ndikon në krizë

Shqipëria drejt një suksesi diplomatik, Samiti në Hagë pritet ta konfirmojë si vend mikpritës të NATO-s në 2027

Rusia në mbështetje të Serbisë: Kosova, një çështje ekzistenciale për Beogradin

Trump lë të hapur mundësinë e një sulmi ndaj Iranit: “Do vendos në dy javët e ardhshme”

Elisa Spiropali, do të marrë pjesë në Samitin e Asamblesë Parlamentare të NATO-s, që do të zhvillohet në Brukse

KF Tirana njofton përfundimin e bashkëpunimit me trajnerin Bledi Shkëmbi

Dentisti 22-vjeçar që mësoi në internet: Arrestohen tre anëtarë të një familjeje në Çeki

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.