Qytetarët shqiptarë që jetojnë në Amerikë kanë marshuar në rrugët e Manhatanit në New York kundër kryeministrit Rama. Ky i fundit do të zhvillojë një takim me diasporën shqiptare në New York, në vazhdën e takimeve të mëparshme me emigrantët shqiptarë në Greqi e Itali.
Qytetarët shprehin pakënaqësitë e tyre për qeverisjen e Shqipërisë nga kryministri Rama, teksa e quajnë të padrejtë takimin e tij me diasporën pas 12 viteve në pushtet.
“Dal të protestoj për të drejtat e vendit tim, për të drejtat e mija sepse kemi frikë të jetojmë në vendin tonë. Kemi frikë nga krimet, nga droga , nga vrasjet se po vriten çdo ditë bashkmoshatarët tanë, njerëzit tanë e gjithë vendi mbarë. Ku ishte Edi Rama 12 vite që nuk erdhi të interesohej për diasporën por vjen pas 12 viteve për të kërkuar votat. Ne do I themi se diaspora nuk është atje brenda, diaspora jemi ne. Në qoftëse ai është burrë le të dalë në sheh e të ballafaqohet këtu me ne. Burra si ai nuk i meriton Shqipëria. Ne e duam Shqipërinë si gjithë Europa” shprehet i riu shqiptar.