Në zonën e “21 Dhjetorit”, ndodhet Mehmet Begeja, mjeshtri zanatçi që rregullon biçikleta prej mbi 50 vitesh. Me njohuri të thella për mekanikën, 66-vjeçari e sheh çdo biçikletë si një sfidë dhe një mundësi për t’a rikthyer në jetë.
Begeja jo vetëm ndihmon çdo kalimtar të rikthejë biçikletën e tij në gjendje të shkëlqyer. Zanati e ka bërë që të njohë të gjitha llojet e biçikletave, ndërsa Begeja shprehet se biçikleta duhet të jetë shoku i mirë i çdo të riu.
Në një intervistë për Fax News, me gazetaren Sedjana Huna, 66-vjeçari thotë se nuk ka ndërmend të heqë dorë nga kjo punë, ndërsa thotë se në këtë rrugëtim e rëndësishme ka qenë mbështetja e gruas së tij.
Ai thkeson se zanati për të rregulluar biçikleta është më shumë se profesion, ndërsa shprehet se këtë zanat e ka nisur që në moshën 15 vjeç dhe e ka të trashëguar nga babai i tij.
PËR MË TEPËR NGA INTERVISTA ME MJESHTRIN MEHMET BEGEJA, QË RREGULLON BIÇIKLETA, NDIQNI SPECIALEN NË YOU TUBE NË FAQEN ZYRTARE TË FAX NEWS: