Bullgaria mban sot zgjedhjet e parakohshme parlamentare, ku në proces përfshihen edhe qytetarët bullgarë që jetojnë në Shqipëri dhe që përfaqësojnë minoritetin bullgar në vend.
Kështu për t’i dhënë mundësi bullgarëve që jetojnë në Shqipëri për të votuar janë hapur disa qendra votimi. Në Kukës, konkretisht në Pallatin e Kulturës është hapur një qendër votimi e dedikuar, ku mund të votojnë ata që kanë letërnjoftim ose pasaportë bullgare. Procesi nisi në orën 7:00 dhe do të vazhdojë deri në orën 20:00. Deri tani, votimi po zhvillohet normalisht dhe pa incidente.
Po ashtu, qendër votimit për shtetasit bullgarë në Shqipëri është hapur dhe në Tiranë, Elbasan apo Korçë
Votuesit në Bullgari iu drejtuan sot qendrave të votimit për të zgjedhur një parlament të ri. Kjo është hera e shtatë në tre vjet e gjysmë që atyre u kërkohet të dalin në zgjedhjet parlamentare.
Zgjedhjet e parakohshme parlamentare në vendin e BE-së ishin bërë të nevojshme sepse asnjë parti nuk mundi të formonte qeverinë pas zgjedhjeve të parakohshme të 9 qershorit të këtij viti.