Kreu i PD-së, Sali Berisha ka lënë të hapur mundësinë e përfshirjes së kandidatëve të Partisë së Lirisë në listat e Partisë Demokratike. “Do e ndihmoni Metën duke i siguruar lista të sigurta për kandidatët në zgjedhje?”, u pyet Berisha në një konferencë për mediat.
“Çështja e koalicionit është e hapur. PD qëndron e hapur ndaj aleatëve të vet. Meta është i burgosur politik”, thekoi kryedemokrati. Berisha u shpreh se “brutaliteti dhe prita ndaj Metës do të mbetet akti më kriminal në historinë e këtij vendi”.
Sali Berisha: Për Ilir Metën theksoj se brutaliteti, prita i urdhëruar nga Rama ndaj tij do të mbetet akti më kriminal në historinë e këtij vendi.
Nuk mbroj asnjë akt korruptiv të asnjë njeriu, por ju them që të mos paraqesësh dot asnjë fakt, por ta kesh pasur Kastriot Ismailin disa vite në burg dhe të përdorësh të gjitha metodat për ti marrë dëshmi kundër Ilir Metës, ai i ka mohuar dhe ka thënë që s’janë të vërteta. Kush beson deklaratat tjera poshtë e përpjetë, kur personit ju ofrua lirimi i menjëhershëm nga Dumani nëse do të pohonte gjënë më të vogël, e kuptoni se çfarë drejtësie është kjo.
Të akuzosh Ilir Metën se ke porositur një apartament, një vilë tek një biznesmen dhe i ke marrë përsipër për të votuar një ligj, ndërkohë që ka anuluar blerjen e shtëpisë por thotë ‘ligjin e ka kaluar’. Duhet të kesh atë fytyrë që kanë të shkruajnë në këtë mënyrë para shqiptarëve. Ligjin se kalon Meta me 20 deputetë, por Edi Rama me 67 deputetë që kishte. Ligji për të cilin Dumani akuzon Metën se u kalua, në deklaratën e Ramës do të dëgjoni superlativa të thëna ndonjëherë për një ligj. Nuk guxojnë të thërrasin Ramën që kaloi ligjin.
Kryemadhi është politikane që në rininë e saj. Politikani ka për gjykatës në radhë të parë publikun. Çdo politikan duhet të qëndrojë me transparencë përpara kësaj drejtësie të inkriminuar.
Në vend të Nuredinit duhet të ishte edhe Altini aty me dosjet që mbyll.
Për mua është njësoj të thuash a do të bëhet e penduar e drejtësisë tek Nuredin Dumani.
Pyetje: Do e ndihmoni Metën duke i siguruar lista të sigurta për kandidatët në zgjedhje?
Sali Berisha: Çështja e koalicionit është e hapur. PD qëndron e hapur ndaj aleatëve të vet. Meta është i burgosur politik.
Rama urdhëroi pusinë ndaj tij. Proga është një eksponent i krimit.