17:00 | 26/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Rezultati i zgjedhjeve, disa vende perëndimore rishqyrtojnë marrëdhëniet me Gjeorgjinë

12:09 | 29/10/2024
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Rezultati i zgjedhjeve, disa vende perëndimore rishqyrtojnë marrëdhëniet me Gjeorgjinë

Shtetet e Bashkuara, Kanadaja dhe Suedia kanë paralajmëruar rishqyrtimin e marrëdhënieve me Gjeorgjinë, duke shprehur kritika pas zgjedhjeve parlamentare në të cilat fitoren e shpalli partia proruse në pushtet, Ëndrra Gjeorgjiane.

Mbështetësit e opozitës kanë protestuar të hënën pas raportimeve për parregullsi të mëdha në zgjedhje. Ata e akuzojnë Moskën për manipulimin e zgjedhjeve. Kanadaja dhe Suedia njoftuan për vendime konkrete ndaj Qeverisë së tanishme të Gjeorgjisë.

Suedia njoftoi se do ta ndërpresë bashkëpunimin e drejtpërdrejtë me Qeverinë gjeorgjiane, ndërsa Kanadaja tha se po i rishqyrton marrëdhëniet me autoritetet në Tbilisi. Ministri i Suedisë për Bashkëpunimin Zhvillimor dhe Tregti të Jashtme, Benjamin Dousa, tha në një komunikatë se Stokholmi ka pasur “shqetësime të kahershme” për zhvillimet “alarmante” politike në Gjeorgji dhe se parregullsitë e raportuara nga vëzhguesit perëndimorë i kanë konfirmuar këto shqetësime.

 

 

“Prandaj, Qeveria po e pezullon bashkëpunimin e drejtpërdrejtë mes Suedisë dhe Gjeorgjisë, i cili ende po vazhdon, duke përfshirë edhe me administratën tatimore gjeorgjian”, tha Dousa.

Në të njëjtën kohë, Suedia do t’i ndajë rreth 2.3 milionë dollarë për shoqërinë civile të Gjeorgjisë, tha ai.

Ndërkohë, Ministria e Jashtme e Kanadasë shprehu shqetësim në një komunikatë për ato që i quajti “akte të përhapura të frikësimit të votuesve, blerje votash dhe parregullsi të tjera gjatë ditës së zgjedhjeve” të raportuara nga vëzhguesit ndërkombëtarë që monitoruan zgjedhjet.

“Në koordinim me partnerët tanë të G7-ës dhe ata evropianë, dhe pas rezultateve të këtyre zgjedhjeve, Kanadaja do t’i rishqyrtojë marrëdhëniet e saj me udhëheqësinë gjeorgjiane. Kanadaja mbetet e hapur për bashkëpunim me Gjeorgjinë, për aq kohë sa udhëheqësia gjeorgjiane t’i respektojë demokracinë, të drejtat e njeriut, sundimin e ligjit dhe t’i adresojë ngecjet demokratike të fundit”, thuhet në njoftim.
Senatori amerikan, Ben Cardin, i cili është kryetar i Komisionit të fuqishëm të Senatit për Marrëdhënie me Jashtë, tha se parregullsitë e raportuara janë “shqetësuese dhe zhgënjyese” dhe se vijnë pas paralajmërimeve të përsëritura të Evropës dhe Shteteve të Bashkuara për ngecjen e demokracisë së Gjeorgjisë.

“Do të vazhdoj ta ndjek me kujdes situatën pas zgjedhjeve dhe të punoj me administratën Biden-Harris për të vendosur për përgjigjen e duhur për marrëdhëniet SHBA-Gjeorgji”, tha Cardin.

Mijëra gjeorgjianë dolën në rrugët e Tbilisit të hënën për të protestuar, pasi presidentja e vendit, Salome Zurabishvili, e akuzoi partinë në pushtet se përdori taktika të stilit rus në zgjedhjet parlamentare, rezultatin zyrtar të të cilave ajo nuk pranon ta njohë.

Vëzhguesit e zgjedhjeve në Gjeorgjia thonë se kanë zbuluar një skemë të madhe mashtrimi që e ndryshoi rezultatin e zgjedhjeve në të mirë të partisë në pushtet.

Sipas rezultatit zyrtar të zgjedhjeve të 26 tetorit, partia në pushtet Ëndrra Gjeorgjiane i ka fituar mbi 54 për qind të votave, mjaftueshëm për ta ruajtur pushtetin e plotë. “Ju nuk i humbët zgjedhjet”, u tha protestuesve Zurabishvili. “Ata vodhën votën tuaj dhe u përpoqën ta vjedhin të ardhmen tuaj, por askush nuk ka të drejtë ta bëjë këtë, dhe ju nuk do ta lejoni askënd ta bëjë këtë!” shtoi ajo./REL

Etiketa: gjeorgji
Pas

“Jam i burgosur politik”/ Salianji letër Ambasadorëve dhe Eurodeputetëve: Mos u bëni dëshmitarë të vendosjes së një regjimi të ri në Europë

Para

Dialogu Kosovë-Serbi, Lajçak optimist pas takimit të kryenegociatorëve në Bruksel: Ka përparim në disa çështje me rëndësi

Para
Dialogu Kosovë-Serbi, Lajçak optimist pas takimit të kryenegociatorëve në Bruksel: Ka përparim në disa çështje me rëndësi

Dialogu Kosovë-Serbi, Lajçak optimist pas takimit të kryenegociatorëve në Bruksel: Ka përparim në disa çështje me rëndësi

Discussion about this post

 



Të Fundit

Nga portet e Europës tek bankat offshore/ Operacioni i SPAK ndaj rrjetit shqiptar të drogës, si u përdorën sistemi ‘Hawala’ dhe llogaritë në parajsa fiskale

Situata me zjarret në vend, ministri Vengu: 17 vatra aktive, 1000 forca në terren dhe mbështetje nga ajri me helikopterë e avionë

Goditja e rrjetit të drogës nga Amerika Latine, SPAK bën reagimin zyrtar: Sekuestrohen 6 ton kokainë me vlerë 411 mln euro. 16 persona nën hetim

Zjarri me përmasa të mëdha aktivizohet në zonën e Konispolit, rrezikohen banesat. Zjarrfikëset ndërhyjnë për shuarjen e flakëve

EMRI/ Dhunohej nga burri, gruaja largohet nga shtëpia. Policia arreston 58-vjeçarin në Tropojë, nis kërkimet për 48-vjeçaren

Ndezi zjarr në tokën e tij por u dogjën edhe 225 rrënjë ulliri, arrestohet 64 vjeçari në Fier

Rusia kryen sulme masive ndaj dy rajoneve kyçe në Ukrainë

EMRI/ Tentoi të kalonte 3 emigrantë të huaj drejt Greqisë, arrestohet në Korçë marokeni 24-vjeçar

Furnizonin me kokainë shpërndarësit në Tufinë, Kinostudio e Fresk, 2 të arrestuar në Tiranë (Emrat)

Putini premtoi se 18-vjeçarët nuk do të luftonin në Ukrainë, por të paktën 245 prej tyre kanë humbur jetën

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.