10:34 | 20/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Rajoni Kosova

Sot seanca e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për Kosovën, përfaqësohet nga Gërvalla, nga Serbia shkon Gjuriç

07:34 | 30/10/2024
në Kosova, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Sot seanca e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për Kosovën, përfaqësohet nga Gërvalla, nga Serbia shkon Gjuriç

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara (KSOKB) sot do të diskutojë raportin e ri gjashtëmujor të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së Antonio Guterres për punën e Misionit të OKB-së në Kosovë (UNMIK). Seanca e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për punën e UNMIK-ut duhet të fillojë në orën 16:00.

Sipas raportit të Guterres i publikuar ditë më parë nga mediat serbe, atmosfera në Kosovë është ende e tensionuar dhe kur ekziston rreziku i përshkallëzimi i tensioneve.

Në raportin për periudhën nga 16 marsi deri më 15 shtator 2024, i cili do të prezantohet në seancë nga kryetarja e UNMIK-ut – Caroline Ziadeh, Guterres u bëri thirrje të dyja palëve që të konfirmojnë përkushtimin e tyre për dialog nën patronazhin e BE-së dhe të zbatojë plotësisht marrëveshjet e mëparshme. Që nga miratimi i Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së më 10 qershor 1999, ky organ ka diskutuar për Kosovën katër herë në vit deri në vitin 2018. Në vitin 2019 për Kosovën janë mbajtur tri seanca të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, ndërsa nga viti 2020 mbahen çdo vit dy seanca, në prill dhe tetor.

Kosova përfaqësohet nga zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së KosovCs, Donika Gërvalla, Ajo është nisur për New York. Lajmi është bërë i ditur nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës.

“Gjatë kësaj seance, Ministrja Gërvalla do të shpalosë arritjet e Republikës së Kosovës në fusha të ndryshme, përfshirë procesin e demokratizimit, zhvillimin ekonomik, të drejtat e komuniteteve dhe situatën aktuale në komunat veriore të Republikës së Kosovës.”, thuhet në njoftim.

Sipas njoftimit, Gërvalla do të flasë edhe për veprimet destabilizuese të Serbisë dhe sfidat që ato paraqesin për paqen dhe stabilitetin në rajon. Kurse nga Serbia shkon homologu u Gërvvallës, Marko Gjuriç.

 

Etiketa: kosoveOKBserbi
Pas

Vendet arabe dënojnë lëvizjen e Izraelit për të ndaluar UNRWA në territoret palestineze

Para

Shumë trafik?! Në rrugët e vendit u shtuan 71 mijë automjete në 9 muaj. Ja marka më e përdorur

Para
Shumë trafik?! Në rrugët e vendit u shtuan 71 mijë automjete në 9 muaj. Ja marka më e përdorur

Shumë trafik?! Në rrugët e vendit u shtuan 71 mijë automjete në 9 muaj. Ja marka më e përdorur

Discussion about this post

 



Të Fundit

Italia përgjaket nga larje hesapesh në trafikun e drogës, plagosen rëndë dy persona, dyshohet të jenë shqiptarë

Qëllohet me armë lokali i ish-shoferit të prokurorit, i arrestuar më parë për armë pa leje

Mal i Zi/ Aksident me motor për Vlade Divacin, legjenda e basketbollit shtrohet në spital

Durrës/ Finalizohet operacioni “Lekaj”: Zbulohen 1200 bimë kanabisi, arrestohen 2 persona, 2 të tjerë në kërkim

Java e dytë e përplasjes Izrael-Iran, Europa shton përpjekjet për zgjidhje diplomatike

Detaje nga ngjarja në Fushë-Krujë, në drejtim të lokalit u qëllua me 15 plumba kallashnikovi

Goteborg, Suedi/ Tramvaji del nga shinat dhe përplaset me picerinë, 8 të plagosur

Tiranë/ Akuzohet për ngacmim seksual ndaj një të miture, arrestohet 39-vjeçari

Rrëshen/ Dhunë psikologjike ndaj të atit, arrestohet 60-vjeçari

Të shtëna me armë zjarri drejt një lokali në Fushë Krujë, autori ende i pa identifikuar

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.