Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja ka takuar ditën e sotme, homologun malazez, Bojan Bozovic.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Manja shkruan se u ra dakord se pas publikimit të progres-raportit të BE, do të fillojnë takime në nivel teknik për kapitullin 23.
‘Takim i frytshëm në Podgoricë me Ministrin e Drejtësisë së Malit të Zi, Bojan Božović, të cilin e urova për detyrën e re. Ramë dakord që, pas publikimit të progres-raportit të BE, të nisim takime periodike në nivel teknik për kapitullin 23, duke u alternuar mes Tiranës dhe Podgoricës. Ky bashkëpunim i ngushtë është sinjal i qartë për BE-në se Shqipëria dhe Mali i Zi janë të angazhuar seriozisht për t’iu bashkuar familjes evropiane. Për një Ballkan më të fortë dhe evropian për qytetarët tanë!”, shkruan ai.