10:42 | 24/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Bota

Kolonët izraelitë presin qindra pemë shekullore të palestinezëve në Bregun Perëndimor

13:14 | 30/10/2024
në Bota, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Kolonët izraelitë presin qindra pemë shekullore të palestinezëve në Bregun Perëndimor

Izraelitët, të cilët uzurpojnë tokat palestineze, prenë qindra pemë ulliri shekullore që u përkisnin palestinezëve në Bregun Perëndimor të pushtuar.

Bashar al-Karyuti, aktivist në Komitetet Kundër Vendbanimeve Kolone Hebreje tha në një deklaratë për korrespondentin e AA-së se ullinjtë e vendosur në një tokë prej 200 hektarësh në fshatin Karyut të qytetit të Nablusit u sulmuan nga izraelitët.

Duke vënë në dukje se janë shkulur qindra pemë ulliri, shumica prej tyre shekullore, Karyuti tha: “Pas lejes së autoriteteve izraelite, banorët e fshatit Karyut, të cilët arritën të shkonin në ullishtat pranë vendbanimit Eli, hasën në një pamje ku ishin shkulur me rrënjë qindra pemë shekullore ulliri”. Palestinezi Mohammed Bedevi, bujk në fshatin Karyut, tha: “Hasëm në një fatkeqësi të vërtetë sot. Ullinjtë shekullorë janë prerë nga rrënjët”.

 

Duke thënë se 30 nga rreth 100 pemët e tij të ullirit janë prerë nga izraelitët, Bedevi tha se fermerët palestinezë në fshatin Karyut i janë nënshtruar sulmeve nga izraelitët për shumë vite.

Bedevi theksoi se izraelitët, që uzurpojnë tokat palestineze, “e kthyen 7 tetorin në një mundësi” dhe nuk i lejojnë madje të shkojnë në tokat e tyre, duke shtuar se izraelitët në fjalë kanë shkatërruar ullishta vitin e fundit.

Duke theksuar se ka dokumente zyrtare që vërtetojnë se këto toka janë trashëguar nga gjyshi dhe babai i tij, Bedevi tha se këtu ka ullinj që kanë ekzistuar më shumë se 500 vjet.

Që nga 7 tetori 2023, të paktën 763 palestinezë janë vrarë, përfshirë 166 fëmijë, në sulmet e ushtarëve izraelitë dhe kolonëve që kanë uzurpuar tokat palestineze në Bregun Perëndimor të pushtuar dhe Kudsin Lindor.

Pas

Balliu: Korrupsioni vazhdon, qytetarët vuajnë

Para

BE-ja thotë se Serbia ka shkelur qartazi obligimet nga dialogu me Kosovën

Para
BE-ja thotë se Serbia ka shkelur qartazi obligimet nga dialogu me Kosovën

BE-ja thotë se Serbia ka shkelur qartazi obligimet nga dialogu me Kosovën

Discussion about this post

 



Të Fundit

PD denoncon për masakër urbane, Teliti: Pas Teatrit dhe “Asllan Rusit”, radha e Pallatit të Kongreseve të betonizohet

Brazili do t’i bashkohet zyrtarisht çështjes së gjenocidit në GJND kundër Izraelit

Të paktën 23 të vrarë dhe dhjetëra të plagosur në sulmet e fundit izraelite në Rripin e Gazës

U arrestuan para 3 ditësh/ Prokuroria kërkon ‘detyrim paraqitje’ për Denis Hasallën, vëllain e deputetit të PS dhe Bledar Çullhajn

Sherr masiv pas mesnatës në Lumin e Shalës. Përplasje e dhunshme mes të rinjve, plagosen dy prej tyre

Rama mbledh kabinetin, në “sitë” puna e çdo ministrie

Përplasje në Gjirin e Omanit mes Iranit dhe SHBA-së, helikopteri i Teheranit përballet me luftanijen amerikane

“Travel and Tour World” : Tirana, destinacioni i jashtëzakonshëm me kulturë autentike, bukuri piktoreske dhe kuzhinë të shijshme

EMRI/ U gjet pa ndjenja, ndërron jetë në QSUT i paraburgosuri në Tiranë

Rama: Autoriteti i Aviacionit Civil njihet nga NATO, përmbush plotësisht standardet

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.