04:26 | 08/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Malaj prezanton buxhetin 2025 në Konferencën e Kryetarëve: Rritja ekonomike 3.9%, shpenzimet publike mbi 8 miliardë euro

14:44 | 30/10/2024
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Malaj prezanton buxhetin 2025 në Konferencën e Kryetarëve: Rritja ekonomike 3.9%, shpenzimet publike mbi 8 miliardë euro

Ministri i Financave, Petrit Malaj prezantoi sot projektbuxhetin për vitin 2025 në Konferencën e Kryetarëve në Kuvend, duke i hapur kështu rrugën edhe nisjes së diskutimeve në parim në komisionet parlamentare.

Ministri Malaj bëri të ditur se projektbuxheti synon të mbështesë një rritje ekonomike të qëndrueshme dhe konsolidimin fiskal. Vëmendje e veçantë, tha ai, i është kushtuar financimit të Planit të Rritjes së BE-së për Ballkanin Perëndimor, si një instrument i rëndësishëm për përshpejtimin e konvergjencës ekonomike e sociale të vendit tonë me ato vende të BE-së.

“Pr/buxheti 2025 tejkalon shifrën e 8 miliardë eurove shpenzime publike të planifikuara, dhe në të njëjtën kohë projekton një borxh publik me ulje të vijueshme, duke u fokusuar tërësisht në miradministrimin fiskal, pa prezantuar masa të reja fiskale”, tha ai. Sipas ministrit, ekonomia jonë ka treguar një qëndrueshmëri të konsiderueshme përballë një sërë goditjesh të njëpasnjëshme gjatë viteve të fundit, nisur nga tërmeti i nëntorit 2019, pandemia globale në vitin 2020, dhe së fundmi ndërprerja në zinxhirët e furnizimit për shkak të luftës në Ukrainë.

 

 

“Rimëkëmbja ekonomike vendase ka tejkaluar pritshmëritë tona fillestare, dhe më e rëndësishmja, fondamentet makroekonomike kanë dëshmuar qëndrueshmëri të lartë gjatë kësaj periudhe sfiduese. Ekonomia e vendit vijon të qëndrojë në një trend pozitiv zhvillimi edhe në 2024”, deklaroi Malaj. Për sa i përket perspektivës ekonomike, në skenarin bazë të programimit makrofiskal për vitin 2025, Malaj tha se parashikohet një rritje ekonomike prej 3.9 %.

“Kjo rritje do të gjenerohet kryesisht nga kërkesa e brendshme, si nga konsumi privat ashtu edhe nga investimet totale në ekonomi. Në të njëjtën kohë, presim që edhe kërkesa e huaj neto të kontribuojë pozitivisht, veçanërisht për shkak të rritjes së eksporteve, me një rol të veçantë të sektorit të turizmit”, deklaroi Malaj. Lidhur me risqet për periudhën afatmesme, Malaj tha se ato mbeten përgjithësisht të balancuara dhe të menaxhueshme.

Pas

Përmbytjet vdekjeprurëse në Spanjë, reagon Rama: Fatkeqësia më e keqe natyrore, ngushëllime për familjet e viktimave

Para

“Pse ke frikë Edi Rama?”- Berisha sfidon kryeministrin: Krijo qeverinë teknike dhe do të shohësh kush i fiton zgjedhjet! PD niset pa frena, do të dyfishojmë pagën minimale

Para
“Mosbindja civile”/ Berisha: Për tre orë kombi ynë u çlirua! Opozita nuk ka frikë nga narkoshteti

“Pse ke frikë Edi Rama?”- Berisha sfidon kryeministrin: Krijo qeverinë teknike dhe do të shohësh kush i fiton zgjedhjet! PD niset pa frena, do të dyfishojmë pagën minimale

Discussion about this post

 



Të Fundit

Plani i Izraelit/ Një qytet humanitar për 600 mijë banorët e Gazës, do të ndërtohet mbi rrënojat e Rafah-ut

Urat mbi lumin Ibër, reagon BE: Çdo projekt kërkon koordinim me komunitetet

Etiopia gati për inaugurimin e digës mbi lumin Nil, Egjipti denoncon: Shkel ligjet ndërkombëtare

“Për momentin nuk ka marrëveshje me SHBA-në”, BE njofton 27 vendet anëtare për situatën e bisedimeve për tarifat tregtare

Panik në qytetin francez/ Tufa e bletëve sulmon kalimtarët, 24 të lënduar, tre prej tyre në gjendje kritike

Vrasja e studentes shqiptare Ilaria Sula në Itali, zbulohen mesazhet e ish-i dashurit me miqtë: Ose do kthehet tek unë, ose do ta vras

Balluku: Rritje me 20% e kërkesës për energji në korrik, OSHEE garanton furnizim pa ndërprerje

KAS rrëzon Partinë Demokratike për pavlefshmërinë e zgjedhjeve në 4 qarqe

Moti i keq përfshin Italinë qendrore dhe veriore, plagosen 2 persona

Alba Kepi: Moti në Itali e ndarë në dy pjesë, alarm për përmbytje në veri dhe temperatura rekord në jug

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.