Ish-drejtori i OSHEE, Ardian Çela është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme mëngjesin e sotëm.
Ende nuk dihet arsyeja pse ish-drejtori i OSHEE është thirrur për t’u marrë në pyetje në Prokurorinë e Posaçme, teksa kamerat kanë kapur momentin kur Ardian Çela futet brenda ambienteve të SPAK.
Ardian Çela mori postin e drejtorin e OSHEE në dhjetor të vitit 2014 dhe u largua nga detyra në maj 2023. Çela u padit në Prokurorinë e Posaçme në vitin 2021 nga Partia Demokratike, e cila kallëzoi tre kompani që operojnë në sistemin e energjisë elektrike.