“Fondacioni i Real Madridit dhe Kryqi i Kuq kanë nisur sot një fushatë për mbledhjen e fondeve që synon të mbështesë të prekurit nga përmbytjet. Real Madrid ka vendosur ta mbështesë këtë fushatë me donacionin prej një milion eurosh për të ndihmuar familjet e shumta që janë në gjendje kritike.”
Këtë e ka bërë të ditur klubi madrilen në rrjetet sociale.