18:27 | 08/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Bota

Shtetet e Bashkuara kritikojnë projektligjet e miratuara nga Serbia që lidhen me Kosovën

09:11 | 01/11/2024
në Bota, Kryesore, Te Gjitha
0
Shtetet e Bashkuara kritikojnë projektligjet e miratuara nga Serbia që lidhen me Kosovën

Shtetet e Bashkuara kritikuan qeverinë e Serbisë për shkak të miratimit të një projektligji mbi juridiksionin gjyqësor serb në Kosovë, për të cilin Bashkimi Evropian tha se përbën shkelje të detyrimeve të Beogradit që dalin nga procesi i bisedimeve në Bruksel.

“Ne pajtohemi me BE-në…”, shkroi të enjten zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit Matthew Miller. “Kosova dhe Serbia duhet të zbatojnë marrëveshjen e vitit 2023, përfshirë Asociacionin e komunave me shumicë serbe dhe zgjidhjet që dalin nga dialogu për të gjithë qytetarët, përfshirë serbët në Kosovë”, shkroi ai.

Të mërkurën, Bashkimi Evropian i bëri thirrje Serbisë të rishqyrtojë projektligjet e miratuara nga qeveria serbe të hënën, në të cilat e shpall Kosovën si zonë të mbrojtjes së veçantë sociale dhe përcakton, siç thuhet, “kompetencën e autoriteteve gjyqësore serbe në ndjekjen e veprave penale të kryera në territorin e Kosovës”. Këto projektligje u paralajmëruar nga Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç më 13 shtator, si kundërpërgjigje ndaj vendimeve të autoriteteve të Kosovës për të shuar institucionet e emëruara nga Serbia.

Projektligji për kompetencën e autoriteteve gjyqësore, që ndër të tjera parasheh themelimin e një prokurorie të posaçme dhe një trupi gjykues të posaçëm “për t’i ndjekur penalisht të gjithë ata që marrin pjesë në përndjekjen e popullatës serbe në Kosovë”, nxiti reagime të ashpra të autoriteteve në Kosovë. Kryeministri Albin Kurti tha se projektligjet e tilla janë veprime armiqësore dhe agresive ndaj kushtetutshmërisë dhe sigurisë në Kosovë.

“Kërkojmë që në këtë pyetje të përgjigjen me saktësi dhe drejtësi faktorët ndërkombëtarë që na kanë ndihmuar aq shumë, por në të njëjtën kohë duhet të vazhdojnë të na mbështesin sepse Kosova si republikë në të cilën kanë kontribuar ata, sërish po sulmohet nga fqinji ynë verior”, tha ai.

Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara po u bëjnë thirrje palëve që të shmangin veprimet që mund të nxisin tensione dhe të përqendrohen në zbatimin e marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve, për të cilën palët ranë dakord vitin e kaluar në Bruksel dhe në Ohër./VOA

Pas

Pas ekzekutimit të shtetasit gjermano-iranian, Gjermania do mbyllë 3 konsullata iraniane

Para

Prokuroria e Posaçme e Kosovës ngre akuza ndaj dy personave për krime lufte

Para
Prokuroria e Posaçme e Kosovës ngre akuza ndaj dy personave për krime lufte

Prokuroria e Posaçme e Kosovës ngre akuza ndaj dy personave për krime lufte

Discussion about this post

 



Të Fundit

Izraeli nuk do të lejojë Greta Thunberg të shkojë në Gaza

Parashikimi i zymtë për Ukrainën: Hakmarrja e Putin s’ka ndodhur ende

Bisedimet SHBA-Kinë vendosen në Londër, palët diskutojnë për herë të dytë tarifat tregtare

Zgjedhjet në dy komuna lokale, test për Vuçiçin

“Shpenzoni për mbrojtjen”, Rutte: Investoni 5% të GDP, ose filloni të mësoni rusisht

Dita e fundit e “Defender 25”, Ministri Vengu ndjek demonstrimet e trupave në Bizë

“Një provë gjeopolitike për Serbinë”/ Një kinez dhe një britanik arrestohen me urdhër të FBI-së, Beogradi midis Pekinit dhe Uashingtonit

Protesta në Spanjë, Partia Konservatore kërkon zgjedhje të parakohshme

Mashtrim duke përdorur emrin e Postës Shqiptare, Autoriteti i Sigurisë Kibernetike: Kujdes, ju vjedhin të dhënat bankare

Procedohet 40-vjeçari në Ersekë, dhunoi vjehrrën e tij

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.