Përmbytjet e mëdha që përfshinë zonën e Valencias në Spanjë kanë shkaktuar më shumë se 205 jetë të humbura dhe një situatë kaotike në vend.
Një edhe prej viktimave si pasojë e motit të keq është një foshnje 3 muajshe dhe nëna e saj.
Si raporton The Sun, Antonio Tarazona, 59 vjeç, u përpoq të shpëtonte gruan dhe vajzën, por fatkeqësisht nuk ia doli pasi u rrëmbye nga uji duke u ndarë kështu nga familja e tij.
Antonio po kthehej në banesën e tij, bashkë me gruan dhe vajzën 3-muajshe, pas një vizite që kishte bërë te nëna e tij, kur ata u befasuan nga stuhia në qytetin e Paiporta, një periferi e Valencias.
Erërat e forta dhe shiu i dendur kishin pushtuar zonën dhe për të shpëtuar gruaja Lourdes María García Martín, 34 vjeç dhe vajza Angeline (3 muajshe), u ngjitën në pjesën e sipërme të makinës.