Izmir Sakica është njëri prej 2 personave në kërkim policor për tu marrë në pyetje për atentatin e ndodhur në Shkodër më 30 tetor.
Ndërkohë, sipas raportimeve të fundit, policia ka shpallur në kërkim dy persona si autorë të dyshuar të ngjarjes së rëndë. Izmir Sakica dhe Samuel Troshani, dy emra të njohur si anëtar të grupit të Bajrave, familje me të cilin Licët prej vitesh kishin përplasje të ashpra duke shkaktuar vdekjen e disa personave.
Sakica dhe Troshani janë po ashtu në kërkim për një tjetër ngjarje të ndodhur më herët më 23 gusht në Bushat të Shkodrës, ku dyshohet se ka pasur shkëmbim zjarri mes tyre dhe 2 vëllezërve Andrea dhe Aleksandër Prendi.