14:46 | 17/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Të dhënat e INSTAT: Kryeqyteti, vetëm gjysma kanë mbetur ‘Tironsa’, pas tyre vijnë dibranët dhe korçarët

07:36 | 04/11/2024
në Aktualitet, Kryesore, Sociale, Te Fundit, Te Gjitha
0
Të dhënat e INSTAT: Kryeqyteti, vetëm gjysma kanë mbetur ‘Tironsa’, pas tyre vijnë dibranët dhe korçarët

Popullsia e Tiranës arriti në 598,176 banorë në censin e vitit 2023, por të dhënat e fundit tregojnë se vetëm 52 % e tyre (310 mijë) kishin lindur në Tiranë dhe gati gjysma e banorëve janë nga qarqet e tjera.

Sipas të dhënave të detajuara nga INSTAT, dibranët janë komuniteti më i madh pas tiranasve në Kryeqytet, pasi 6.5 % e popullsisë në kryeqytet kishin vendlindjen Dibër, të ndjekur nga Korçarët që janë komuniteti i tretë më i madh, pasi 6 % e popullsie së Kryeqytetit kishin vendlindje Korçë.

Më pas shumicë e madhe në Tiranë janë të lindurit në Fier, Berat që zinin përkatësisht 5.1% secila të popullsisë së kryeqytetit.
Mbi 27 mijë banorë ose 4.6 % e popullsisë së kryeqytetit kishin vendlindje Kukës. Lëvizja më të vogla drejt Tiranës kishte Lezha dhe Durrësi, pasi të lindur në këto qarqe zunë përkatësisht 1.9 dhe 2.4 % të popullsisë totale të Bashkisë Tiranë.

Në Tiranë në vitin 2023, kishte mbi 14 mijë shtetas të huaj, të cilët zunë 2.4 për qind të popullsisë së kryeqytetit.
Bashkia e Tiranës, më e madhja në vend, e cila është një qendër graviteti në krahasim me të tjerat për emigracionin e brendshëm, është shtuar vetëm me 40 mijë e 754 banorë nga 2011 në 2023 dhe në total janë 598,176 banorë.

 

 

Rritja e vogël popullsisë së kryeqytetit nuk është një lajm i mirë për ndërtuesit të cilët po punojnë mbi projeksione të gabuara deri më tani, me të dhëna që Tirana rritet me 20-25 mijë banorë në vit.

Popullsia e Tiranës ka pësuar një tranzicion të fortë demografik. Vendasit që në vitet e para të tranzicionit janë drejtuar në emigracion, teksa mungesa e tyre është plotësuar me të ardhur nga qarqet e tjera të vendit.
Tranzicioni demografik vijon të jetë intensiv pasi gjithnjë e më shumë të arsimuar po ikin nga Tirana jashtë vendit. Popullsia e Tiranës rezulton të jetë shtuar me rreth 3400 banorë në vit ndërmjet 2011 dhe 2023, në një kohë që në Tiranë janë dhënë leje nga Bashkia e për një shtesë vjetore mbi 20 mijë banorë në vit./Monitor

Etiketa: INSTATkryeqyteti
Pas

Korrupsioni në Universitetin e Elbasanit, caktohet data e seancës për vleftësimin e masës së sigurisë për 7 pedagogët dhe sekserin

Para

Premtimi i Harris: Do të bëj gjithçka që kam në dorë për t’i dhënë fund luftës në Gaza

Para
Premtimi i Harris: Do të bëj gjithçka që kam në dorë për t’i dhënë fund luftës në Gaza

Premtimi i Harris: Do të bëj gjithçka që kam në dorë për t’i dhënë fund luftës në Gaza

Discussion about this post

 



Të Fundit

Spiropali vizitë zyrtare në Turqi, takohet me Presidentin e Asamblesë së Madhe Kombëtare

Tentoi të vidhte një dyqan në Mamurras, kapet në flagrancë 36-vjeçari

Zelensky zgjedh një grua si kryeministren e re të Ukrainës

Probleme me tensionin, Erion Veliaj shtrohet në spitalin e Durrësit! Shoqërohet me 30 policë

U la në burg nga Apeli i GJKKO, Ilir Meta reagon nga qelia:Asnjë zhgënjim, mezi pres gjyqin të përballem

Presidenti i Emirateve Arabe mbyll vizitën në Shqipëri, Kryeministri Rama e përcjell në aeroport

Presidenti Begaj pret në takim Komandantin e Komandës Supreme të NATO-s për Transformimin, Admiral Pierre Vandier

Mbahet seanca në Apel, Alqi Bllako kërkon pafajësinë: S’kam qenë zyrtar i lartë

Durrës/Ndotën mjedisin duke hedhur mbeturina në rrugë, procedohen penalisht 4 shtetas

Tiranë/Finalizohet operacioni “Tabachino”, zbardhen dy raste vjedhjeje në të njëjtën tabakino, arrestohen dy autorë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.