Koordinatori për Programin Ekonomik në Partinë Demokratike Dorjan Teliti, denoncon atë që ai e quan braktisja e pensionistëve. Përmes një Statusi në Facebook, Teliti thotë se kjo ndodh ndërkohë që qeveria nuk kursehet, përkundrazi, rrit financimin 2025 për PPP-në e sterilizimit, kontratë e hetuar nga SPAK dhe në gjykim për korrupsion e klintelizëm.
Statusi i plotë
STERILIZIMI APO INDEKSIMI I PENSIONEVE…KUSH FITON? KORRUPSIONI APO PENSIONISTI?
❌Buxheti i tepsisë qeveritare jo vetëm që nuk kursen llokmat shumë milionëshe euro për tenderimet pa garë e me fitues të paracaktuar, jo vetëm që nuk kursehet te lukset, jo vetëm që nuk ka në plan të bëjë dicka për të luftuar varfërinë, por shkon e rrit akoma edhe më shumë fondet në buxhetin 2025 për një PPP që është në gjykim nga drejtësia, PPP e sterilizimit, e vërtetuar tashmë si PPP korruptive dhe klienteliste.
⛔️Pasi i dhanë 17.5 milionë euro gjatë 2024, plot 19 milionë euro të tjera do jepen nga buxheti shtetit për PPP-në e sterilizimit gjatë vitit 2025, ndërkohë që për indeksimin e pensioneve të 790mijë pensionistëve do jepen jo më shumë se 16 milionë euro.
⁉️Korrupsioni klientelit apo pensionisti ka vemendjen e qeverisë? Kush e fiton garën???
🆘Kjo “garë” e ka një fitues dhe një humbës…fiton korrupsioni…humbet pensionisti.
🔷Reagoni, reagoni, reagoni, #osotokurrë