Demokratja Kamala Harris e nis me 226 vota garën, ndërsa kundërshtari i saj politik, Trump e nis me 219. Sipas CNN, Harris është në një avantash relativisht të madh ndaj ish-presidentit republikan.
Shtetet e lëkundura janë Nevada, Wisconsin, Pensilvania, Michigan, Arizona, Georgia dhe Karolina e Veriut, ku në hartë janë në ngjyrë të verdhë.
Shtetet që pritet të fitojë Kamala Harris janë: Washington, Oregon, California, Minnesota, Illinos, Colorado, New Mexico, Virginia, New York, Maine, Neë Hampshire, Vermont, Massachusetts, Coneccticut, New Jersey, Delaware, Maryland, Hawai.
Ndërsa në shtetet e tjera pritet të marrë më shumë vota Donald Trump.