Sapo ka kaluar ora 07:00 në Hawaii, shteti i fundit për të hapur qendrat e votimit.
Kjo do të thotë se votimi është po zhvillohet tashmë atje dhe në çdo shtet tjetër në SHBA. Hawaii, me katër vota të kolegjit elektoral, do të jetë një nga shtetet e fundit që do të mbyllë qendrat e votimit. Disa lokacione në Alaskë do të hapen një orë më vonë.
Kujtojmë se amerikanët e parë që votun ishtin ata në Dixville Notch, New Hampshire. Gjashtë banorët e këtij vendbanimi hodhën votat e tyre në mesnatë me orën lokale me rezultatin e shpallur 15 minuta më vonë. Qyteti u nda me vota në mënyrë të barabartë 3-3 midis Donald Trump dhe Kamala Harris.