Kreu i SpaceX dhe rrjetit social “X” dhe njëherazi një prej mbështetësve më të zëshëm të Donald Trump, Elon Musk ka thënë se ka votuar në Cameron County, Teksas.
CEO i Tesla gjithashtu është raportuar se do të presë rezultatin e zgjedhjeve së bashku me kandidatin republikan Donald Trump dhe rrethin e tij të ngushtë në shtëpinë e ish-presidentit në Florida.