Ka nisur seanca plenare, ndërsa të pranishëm në sallë janë edhe deputetët e opozitës.
Taulant Balla u shpreh se sa i përket deklarimeve të Gazment Bardhi në lidhje me uljen e dënimit me përjashtim të 24 deputetëve të PD, Gjykata Administrative nuk ka rrëzuar thelbin e dënimit, duke e quajtur të drejtë.
E vetmja gjë që është bërë është ulja e dënimit, çka ka lejuar futjen e deputetëve sot në Kuvend. Gjatë të gjithë kohës që zoti Balla fliste deputetët e opozitës shkaktuan kakofoni në sallë.
“Kemi përpara një vendim të Gjykatës Administrative që nuk ka rrëzuar thelbin. Ka konsideruar se përjashtimi është i ligjshëm, ka ulur masën.
Ju keni të drejtën që në rrugë të tjera ligjore të vijoni të ndiqni çështjen. Pyetja që shtrohet është të hyjmë në rrjedhën normale të jetës së Kuvendit? Mendova se kishte mbaruar mosbindja dhe do ktheheshim në normalitet”, u shpreh ai.