Anija Moliva me 102 kontejnerë futet për shkarkim në portin e Durrësit.
Ankorimi i anijes “Moliva” ka nisur dhe pritet të kryhet procedura e shkarkimit të 102 kontejnerëve në kalatë dhe transportimi i tyre jashtë hapësirave portuale, në një zonë të konsideruar të sigurt nga autoritetet. Vendimi është marrë pas një mbledhjeje të autoritetit portal me policinë të zhvilluar dje.
Anija me mbetjet e refuzuara nga autoritetet tajlandeze mbërriti në Durrës më 28 tetor. Prej më shumë se 10 ditësh anija ndodhej në radën e portit.