17:59 | 19/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

SPAK 2.17 miliardë lekë në 2025, Shehu: Kemi kërkuar shtesë për personel dhe ndërtimin e godinës së re

13:44 | 08/11/2024
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
SPAK 2.17 miliardë lekë në 2025, Shehu: Kemi kërkuar shtesë për personel dhe ndërtimin e godinës së re

Projektbuxheti 2025 për Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar parashikohet në 2.17 miliardë lekë.

Në seancën dëgjimore për shqyrtimin e projektligjit “Për buxhetin e vitit 2025” në Komisionin për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut, Prokurori i SPAK, Alfred Shehu u shpreh se, “në parashikimet buxhetore për këtë vit, edhe pse është reflektuar shqetësimi ynë lidhur me fondet buxhetore, sa i përket shpenzimeve kapitale, investimeve, konstatojmë që nuk janë marrë në konsideratë kërkesat shtesë lidhur me pagat, por gjithashtu do të ishte e nevojshme një plotësim i plotë i kërkesave në zërat e tjerë”.

Ai u shpreh se në total diferenca nga kërkesa e SPAK me projektbuxhetin e miratuar është në shifrën 198.770.472 lekë.

Sa i përket buxhetit afatmesëm 2025-2027, Shehu u shpreh se, SPAK ka paraqitur kërkesën për 40 punonjës shtesë për Byronë Kombëtare të Hetimit, të cilët janë miratuar në pr/buxhetin e 2025-ës në pozicionin hetues, në shumën 250 milionë lekë.

Gjithashtu, u shpreh Shehu, kërkesa shtesë për personel mbi organikë për 1 punonjës në pozicion drejtor kabineti dhe 10 punonjës në pozicionin e këshilltarëve të cilët janë miratuar në  pr/buxhetin e 2025-ës në shumën 54 milionë lekë.

Gjithashtu, lidhur me marrjen e kompetencave të Komisionerit Publik nga drejtuesi i Prokurorisë, Shehu kërkoi një shtesë në formulimin e ligjit në mënyrë që punonjësit administrativë që transferohen të trajtohen financiarisht me të njëjtën strukturë page të trashëguar në ligjin për buxhetin, lejon SPAK që t’i trajtojë me të njëjtën pagë që kanë gëzuar në këtë periudhë kalimtare të procesit të mbylljes së institucionit të Komisionerit Publik.

Relatori i çështjes, deputeti Saimir Hasalla u shpreh se, ky buxhet në total i parashikuar për SPAK është rreth 2.17 miliardë lekë, nga të cilat 1.32 miliardë lekë shpenzime për paga, sigurime shoqërore, 248 milionë shpenzime për mallra dhe shpenzime. 600 milionë lekë shpenzime për investime”.

Hasalla nënvizoi se, numri i punonjësve të SPAK për vitin 2025 është parashikuar të jetë 322 punonjës.

Në krahasim me ndryshimet e fundit të bëra në buxhetin e vitit 2024 rezulton se, shpenzime totale të SPAK janë rritur me rreth 356 milionë lekë ose 19.6% më shumë, theksoi Hasalla.

Ai shtoi se, SPAK ka paraqitur kërkesë për ndryshime buxhetore me shtesa mbi fondet e akorduara në pr/buxhetin e paraqitur nga Këshilli i ministrave në vlerën e 491.4 milionë lekë ose rreth 22.6% e fondeve të akorduara në buxhetin e vitit 2025.

Hasalla u shpreh se, prej këtyre 119 milionë lekë shtesë janë kërkuar në zërin e  investimeve për ndërtimin dhe rikonstruksionin e godinës së re dhe urës lidhëse midis dy godinave si dhe investimeve të lidhura me të.

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi në fjalën e tij u shpreh se, SPAK do të marrë edhe detyrën e Komisionerit Publik duke nisur nga 1 janari.

“Përveç shpenzimeve që do t’i duhet për shtim stafi për të kryer këtë detyrë të re kushtetuese ligji parashikon që do të duhet të ketë edhe një fazë tranzitore të institucionit të Komisionerit Publik, të administratës për të kryer transferimin e detyrës që parashikohet të jetë 6 muaj, 3 muaj, 9 muaj këtë do të duhet ta vlerësojmë të gjithë bashkë. A ka parashikim në buxhet për fondet që i duhet për këtë periudhë tranzitore kësaj pjese të administratës, Sekretarit të Përgjithshëm dhe një pjesë të stafit ndihmës që ata mendojnë që do të duhet të jetë rreth 16 punonjës?”, u shpreh Bardhi.

Ai gjithashtu theksoi që, “kërkesat e institucioneve të pavarura të drejtësisë të përcillen nga qeveria saktësisht siç janë paraqitur sepse qeveria nuk ka punë me buxhetin e institucioneve të pavarura, pastaj është Kuvendi që vendos, duke marrë sigurisht edhe mendimin e Ministrisë së Financave e përfshin apo jo të plotë kërkesën e institucioneve të drejtësisë”.

Sipas tij, “kjo që ndodh me buxhetin e shtetit, që institucionet e pavarura të drejtësisë paraqesin një kërkesë në MF dhe ministria vendos shpesh të sjellë më pak sesa institucionet e pavarura të drejtësisë kanë kërkuar, nuk përbën as më shumë e as më pak, por një cenim të pavarësisë financiare të institucioneve të drejtësisë”.

Etiketa: SPAK
Pas

Drejtoi i Përgjithshëm i Policisë takim me ambasadorin gjerman, Proda: Vijojmë bashkëpunimin në të gjitha fushat!

Para

Masë sigurie ndaj Veliajt? Berisha: Nëse SPAK vepron ndaj tij, e bën me urdhër të Edi Ramës dhe jo për ligjin

Para
Atentati me 3 të vrarë/ Berisha shpall protestën e radhës: Të shtunën në ora 12:00, opozitarët marshim me mosbindje civile në Shkodër

Masë sigurie ndaj Veliajt? Berisha: Nëse SPAK vepron ndaj tij, e bën me urdhër të Edi Ramës dhe jo për ligjin

Discussion about this post

 



Të Fundit

Vendim i ri: Ministria e Financave zyrtarizohet si përfaqësuese e shtetit në Bankën e Zhvillimit

Irani arreston 24 të dyshuar si spiunë të Izraelit mes tensioneve në rritje

Trump kritikon kryetarin e FED: “Jerome Powell është një fatkeqësi për ekonominë”

Avokati i Metës, Kujtim Cakrani: Është në paraburgim në shkelje të procedurës, hetimet nisën që në 2016, Meta u trajtua si nën regjimin Ayatollah-ut

Presidenti i Republikës së Italisë dekoron me titullin “Kalorës i Urdhrit të Yllit të Italisë”, Drejtorin e Departamentit të Policisë Kriminale dhe Drejtorin e Drejtorisë së Antiterrorit

Presidenti Begaj në vizitë zyrtare në Kalabri për të forcuar lidhjet me komunitetet arbëreshe

BE ndan 17 milionë euro për të mbajtur infermierët brenda Unionit

Netanyahu: Me ndihmën e SHBA, fushata mund të rrëzojë regjimin iranian por nuk është aq e thjeshtë

70-vjeçari dyshohet se vdiq nga arresti kardiak në “Gropën e ujërave termale” në Peshkopi

Irani kërcënon me sulme të reja ndaj Izraelit: “Nuk kemi kufij në objektiva”

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.