Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj po dëshmon këtë të martë në Komisionin hetimor të Sterilizimit dhe Check Up-it.
Përpara se të hynte në sallën e katit të katërt të Kuvendit, ku zakonisht zhvillohen mbledhjet e Konferencës së Kryetarëve, Beqajt i janë hequr prangat dhe me një çantë në dorë është drejtuar në vendin e përcaktuar për dëshmitarët.
Për rreth 1 minutë ai ka marrë kohë për të nxjerrë nga çanta dy dosje të mëdha, por ajo që tërhoqi vëmendjen ishte vendosja në tavolinë edhe e dy shisheve të ujit, një për vete dhe një për avokatin.
Megjithëse stafi i Kuvendit i kishte vendosur atij një shishe uji për ta përdorur gjatë seancës së pyetjeve, ish-ministri i ka besuar më shumë asaj që kishte sjellë me vete.