Gazment Bardhi, ka reaguar per diskutimet e buxhetin per vititin 2025, duke e cilesuar si buxhet qe shkon per projekte korrupsioni.
Ai thote se qeveria vazhdon dhe paguan inceneratore qe nuk egzistojne apo per kontrata korruptive ne shendetesi, ndonese qytetaret perballen me mungesen e ilaceve.
Reagimi i plote;
Shqiptarët vijojnë të:
– Paguajnë para nga Buxheti për inceneratorët, por ato kanë “ikur në drejtim të paditur”, incenerator që ose nuk punojnë ose nuk ekzistojnë.
– Paguajnë para nga Buxheti për kontratat korruptive të shëndetësisë, por qytetarët nuk kanë ilaçe e shërbim në spitale.
– Paguajnë para nga Buxheti për dyfishin e kostos për investime në rrugë që nuk përfundojnë kurrë, ndërkohë nuk kemi fonde për të mbështetur sektorin e bujqësisë apo për të kryer investime që ndihmojnë bujqësinë.
Korrupsioni në qeverisjen qëndrore dhe vendore është arsyeja e vetme pse qytetarët nuk marrin shërbime, pse nuk ka rritje të pensioneve apo fonde për të mbështetur familjet në nevojë, pse nuk ka mbështetje reale për fermerët dhe bujqësinë. 12 vjet të humbura me premtime boshe janë shumë kohë e humbur për Shqipërinë dhe shqiptarët.