Albana Vokshi dhe Plarent Ndreca vijojnë debatet në Komisionin Hetimor për koncensionet në shëndetësi, ndërsa nuk kanë munguar batutat mes tyre.
Deputeti socialist, Ndreca, iu drejtua Vokshit, kryetare e Komisionit Hetimor, duke e quajtur bolshevike.
Vokshi në anën tjetër iu përgjigj “merr avokat të të këshillojë”, duke iu referuar faktit se deputeti socialist Plarent Ndreca është thirrur nga SPAK.
Debati
Ndreca: Zonja bolshevike mos u merr me njërëzit se po bën punën e tij, por ti njeh vetëm Sali Berishën.
Vokshi: Merre avokatin të të këshillojë.
Ndreca: Se kë marr unë të më këshillojë është puna e imja jo e jotja. Merru me familjen tënde. T’i dëshiron të devijosh deklaratat e mia me bolshevizmin tënd. Ne nuk lëvizim që këtu pa marrë vendim.