10:57 | 03/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Koreja e Veriut miraton marrëveshjen me Moskën që lejon dislokimin e trupave

16:25 | 12/11/2024
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Koreja e Veriut miraton marrëveshjen me Moskën që lejon dislokimin e trupave

Koreja e Veriut ka ratifikuar marrëveshjen “e partneritetit gjithëpërfshirës strategjik” me Rusinë, duke çimentuar marrëveshjen që mundëson që trupat e saj të luftojnë në tokën ruse kundër Ukrainës.

Media shtetërore koreanoveriore, KCNA, raportoi më 12 nëntor se marrëveshja, për të cilën Moska dhe Pheniani u pajtuan në qershor, do të hyjë në fuqi sapo që palët të këmbejnë kopjet e marrëveshjeve të ratifikuara.

Dislokimi i trupave të Koresë së Veriut në rajonin rus të Kurskut, që është konfirmuar nga inteligjenca e Shteteve të Bashkuara, NATO-s, Koresë së Jugut dhe Ukrainës, ka rritur shqetësimet për destabilizim të mëtejmë në rajonin e Azi-Paqësorit dhe në luftën e Moskës kundër Ukrainës.
Koreja e Jugut ka ngritur pikëpyetje se çfarë teknologjish të reja ushtarake mund të marrë Koreja e Veriut nga Rusia në këmbim të furnizimit të Moskës me trupa.

Rusia ka zhvendosur disa burime në rajonin kufitar të Kurskut për t’iu përgjigjur ofensivës që Ukraina nisi në gusht, pasi forcat ruse kanë hasur në vështirësi që të zmbrapsin trupat ukrainase.

SHBA-ja ka vlerësuar se aktualisht janë afër 10.000 trupa të Koresë së Veriut në Rusi. Seuli dhe aleatët kanë thënë se numri është rritur në 11.000, ndërkaq Ukraina ka thënë se shifra arrin në 12.000.

Moska dhe Pheniani kanë mburrur me rritjen e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes, që kur ka nisur pushtimin rus i Ukrainës, por Kremlini as nuk ka mohuar e as pohuar praninë e trupave koreanoveriore në tokën e tij.

Pas

Akuzohet për lejet e ndërtimit në Durrës, SPAK kërkon 4 vite burgim për ish-kryebashkiakun Vangjush Dako!

Para

Drejtori i Fondit Shqiptar të Zhvillimit, Dritan Agolli del nga SPAK-u

Para
Drejtori i Fondit Shqiptar të Zhvillimit, Dritan Agolli del nga SPAK-u

Drejtori i Fondit Shqiptar të Zhvillimit, Dritan Agolli del nga SPAK-u

Discussion about this post

 



Të Fundit

Përplasi 3 makina dje në Tiranë, identifikohet drejtuesi i “Audi Q8”, i shpallur në kërkim për ngjarjen e Astirit

Policia e Serbisë shpërndan bllokadat gjatë natës në Novi Sad, 79 të shoqëruar

Durrës/Arrestohet një person, në kërkim 3 të tjerë për grabitje me armë zjarri

Zjarri te landfilli në Elbasan, opozita kërkon debat parlamentar

Babai i tre fëmijëve dhe një futbollist i rëndësishëm për Liverpoolin dhe Portugalinë! Kush ishte Diogo Jota, ylli që ndërroi jetë një javë pasi u martua

Zjarri te landfilli në Elbasan, Qani Xhafa: I qëllimshëm, për të zhdukur prova

Prej disa orësh e paralizuar/ Pala greke hap sportelin, nis lëvizja normale e mjeteve në Qafë Botë

Izraeli kryen sulme ajrore masive në Gaza, goditen 150 objektiva terroriste

Moska: 69 dronë ukrainas të shkatërruar gjatë natës

Liverpool në zi, mediat spanjolle raportojnë vdekjen e yllit të skuadrës

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.