Kryetaret e degëve të Partisë Demokratike lajmëruan se ditën e martë, 19 nëntor, ora 17.00 do të protestojnë përpara Kuvendit të Shqipërisë.
“Përshëndetje të nderuar,
Ju lutem bëni njoftimet në degë për të siguruar pjesëmarrjen”, thuhet në njoftim.
Kujtojmë se kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha bëri me dije përpara disa ditësh se miratimi i buxhetit 2025, do të shoqërohet me protestë të fuqishme rreth parlamentit.
Gjatë një konference për shtyp, Berisha u shpreh se pjesë e protestës do të jenë qytetarët, pensionistët, fermerët, të papunët, bizneset e vogla, të gjithë ata që dëshirojnë të thonë zërin e tyre në ditën e “plaçkitjes” më të madhe të vitit.