Kryetarja e komisionit hetimor parlamentar të sterilizimit, është shprehur se ndërkohë që asaj nuk i lejohet të fusë në sallë as një parfum pasi i kontrollohet çanta, ndërsa ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj lejohet të hyjë në sallë me një dosje dhe kuti që sipas saj nuk dihet se çfarë përmbanin brenda.
Ajo shton se nuk mund të trajtohet ndryshe Beqaj në krahasim me dëshmitarët e tjerë.
Mua nuk më lejohet të sjell parfum me vete më kontrollohet çanta, ndërsa Beqaj hyn me kutinë e zezë të metalizuar në sallë, di unë çfarë kishte brenda?
Kjo është skandaloze. Ju bëj thirrje ndaluni. Ai është një shtetas i thirrur për të dëshmuar dhe duhet të respektohen procedurat që u respektuan edhe për të gjithë dëshmitarët e tjerë. Po teprohet. Kam gjetur një sallë të mbushur me Beqajn që shëtiste dhe avokatin që përdorte të gjitha mjetet që janë në dispozicion.
U kthye komisioni si stallë”, tha ai.